Braçe sulmon Min. Bujqësisë
Panariti: Dyfishuam eksportet 

Braçe sulmon Min. Bujqësisë<br />Panariti: Dyfishuam eksportet 
Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe ka akuzuar Ministrinë e Bujqësisë si shkaktaren e shkatërrimit të këtij sektori, duke sjellë edhe reagimin e Ministrisë së Bujqësisë e cila ka theksuar se janë dyfishuar eksportet në Lushnjë.
 
Përmes një statusi në rrjetin Facebook Braçe theksoi se “Ka një grusht njerëzish në Ministrinë e Bujqësisë, sa të paditur, sa të paaftë, sa abuzues, sa të ligj por shumë të qartë në qëllime banale partie, që janë të angazhuar cdo ditë të shkatërrojnë sektorin bujqësor”. Deputeti Socialist denoncoi edhe largimin e punonjësve të aftë për t’i bërë vend militantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nuk ka vonuar gjatë përgjigja e Ministrit Edmond Panariti, i cili përmes një reagimi “miqësor” i kujtoi Braçes dyfishimin e eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. “Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë. Le të përpiqemi sëbashku Erjon”, vazhdoi Panariti, “që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë”.

Ja përgjigjia e plotë e Edmond Panaritit

Dyfishim i eksporteve të perimeve dhe frutave, në rrethin e Lushnjës. Mbi 60 milion dollarë me shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë kombëtare, në krahasim me një vit me parë.
Le të përpiqemi sëbashku Erjon që të gjejmë një vit në historinë e këtij vendi ku prodhimi bujqësor dhe eksportet të kenë njohur një kërcim të tillë. Është e kotë... Nuk ka...!!
Sigurisht që ka vend për më shume dhe ti dhe unë e dimë këtë. Prandaj nuk do të lodhemi së enduri në fusha, sera, kanale, argjinatura, diga dhe hidrovore për të mbrojtur dhe zhvilluar bujqësine aty. Herën e fundit që u pamë, ishim te dy  mes ujërave në majë të argjinaturës së çare të Shkumbinit.
Vlerësoj falënderimin tënd ndaj qeverisë turke për eskavatorin modern krahëgjatë, më të mirin e flotës tonë për bordin e kullimit të Lushnjës, por dëshiroj të kujtoj vetëm një detaje, ai eskavator erdhi  në Lushnjë, falë insistimit tim deri në bezdi ndaj mikut tim ministrit turk të bujqësisë, në zyrën e tij .Natyrisht nuk priste puna për formulim kërkëse, marrëveshje, nënshkrime protokollare e mënyra ceremoniale që zakonisht mbetën sirtareve, sepse kanalet duheshin hapur që të kullonte uji dhe ky eskavator për fat mberriti në kohë rekord dhe e bëri punën.
Bie dakord me ty, që këtë vit Lushnja  u mbrojt dhe u vadit më shumë se asnjëherë më parë. Por kjo nuk është vepër e një grushti njerëzish, por e sforcove të mundimshme dhe sakrificave për të bërë më të mirën, si dhe fondeve për mirëmbajtje që nuk munguan. Ky vit pritet të jetë viti i investimeve më të medha në ujitje falë fondeve të Bankës Botërore, ku pjesën më të madhe i kalon i kalon Lushnjes.
Nga  shpenzimet e planifikuara per vitin  2015, prej 510 milion leke gjithesej per ujitjen dhe kullimin, Bordit te Kullimit Lushnje i jane dhene  59 milion leke ose rreth 12%  te totlait te shpenzimeve.
Gjithashtu gjate vitit 2015, Bordit te Kullimit Lushnje i jane shtuar edhe 10 milion leke te tjera per shpenzime te energjise elektrike
Me Projektin e Bankes Boterore gjate vitit  2015 ka perfunduar rehabilitimi i rezervuarit te Thanes me vlere rreth 318 milion leke, ndersa gjate  vitit 2016 do  te filloi rehabilitimi i dy degeve kryesore me rezervuarin e Thanes (Dega Krutje dhe Terbuf) si dhe skema ujitese e Divjakes me vlere totale rreth 20 milion USD.
Ne lidhje me shpenzimet per mirembajtje, ne kuader te ristrukturimit te bordeve te kullimit aktiviteti mirembajtjes do te realizohet nga Bordi Rajonal i Kullimit Fier, per te cilin per vitin 2016 jane parashikuar 110 milion lek.
Po keshtu, nga buxheti qendror Bashkise Lushnje dhe Divjake i eshte planifikuar blerja e disa ekskavatoreve dhe shpenzime operative per pastrimin e kanaleve ujites dhe kullues.
Reforma në sistemin e kullimit dhe vaditjes, tashme i kalon pushtetit vendor shumë përgjegjësi. Ky proces zhvendosjeje nuk është i lehtë për të gjithë ne dhe kërkon një farë kohë.
Unë po bëj të pamundurën për të zbutur stresin e këtij transformimi gjigand dhe sidomos po kujdesem personalisht që profesionistët të gjejnë vendine tyre brenda sistemit.
Sigursisht që janë edhë bashkitë ato që duhet të administrojnëme kritere profesionale mbi 200 punëtore e specialistë që kalojnë nën administrimin e tyre.
Së fundi , kërkohen me shume fonde dhe prandaj asnjëherë nuk kthehem nga vizitat e rralla jashtë vendit duar bosh, sepse nuk kemi para mjaftueshëm dhe këtë e dimë të dy.  Prandaj o vij nga Kopenhageni me 13 milion euro , ndihmë dhe asistencë për zhvillimin e bujqësisë në zonat kodrinore dhe malore, o kthehem nga Brukseli me paketë financimi prej 71 milion euro për bujqësine, o vij nga Roma me 500 mijë euro për kultivimin e duhanit, o kthehem nga Stambolli me një eskavator 300 mijë euro në xhep e  me radhë.

 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?