Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erjon Braçe, është shprehur sot nëpërmjet një postimi në rrjetin social "Facebook", se të enjten në Kuvend do të shkarkohen Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Inspektori i Përgjithshëm i Bankës së Shqipërisë.

"Të enjten në Kuvend, i shkarkojmë të dy; Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë! Të paktën në Bankë nuk do të jenë më pas vjedhjes historike të ndodhur atje!!", shkruan deputeti socialist Erjon Braçe. /ATSH/