Braçe: Të shohim në radhë Bashën
e Berishën,nxirrni faturat e energjisë

Braçe: Të shohim në radhë Bashën<br />e Berishën,nxirrni faturat e energjisë
TIRANE - Kryetari i Komisionit të Ekonomisë dhe njëherësh deputeti socialist Erjon Braçe ka folur me tone të ashpra ndaj qeverisë së mëparshme dhe konkretisht ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha si shkaktarë të krizës në sistemin e energjisë që i kanë bërë vendit.

Gjatë mbledhjes së sotme të komisionit, ku prezent ishte Ministri i Energjisë Damian Gjinkuri për të diskutuar lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm, kryetari i komisionit Braçe, ka akuzuar Berishën për atë që e cilësoi si një tjetër krim që i ka bërë vendit, duke bërë thirrje që instancat përkatëse të drejtësisë të marrin masat.

Për Braçen, si Basha ashtu edhe Berisha, përpara se të bëjnë protesta dhe akuza në drejtim të qeverisë, të japin llogari për dëmet e shkaktuar në sistemin energjitik dhe jo vetëm.

Në këtë drejtim, Kreu i Komisionit të Ekonomisë, u shpreh se Berisha dhe Basha përpara se të bëjnë akuza, le të japin shembullin e qytetarisë dhe të dalin të paguajnë energjinë elektrike si të gjithë qytetarët.

Gjithashtu, Braçe kërkoi nga ministri Gjiknuri që të bëhet publike fatura e tyre e energjisë, pasi siç u shpreh ai, nuk dihet ende se sa është fatura e shtëpisë së Berishës, dhe duplekseve të kryebashkiakut.

“Ju bëni tuaj dhe ne dotë bëjmë punën tonë qoftë të akuzës qoftë të drejtësisë, me qëllim që këta varrmihës të sistemit energijitk të përgjifjen dhe jo të kërkojnë llogari. Këto kanë kryer krime dhe këto kërkojnë llogari. Thënë këtë jam i tmerruar nga shifra që dhatë këtu, kosto që arrijnë në 270 milionë dollarë nga këto krime. Një rrugë kemi, të shpëtojmë, edhe sistemin, edhe familjet tona. Për këtë arsye jo vetëm ne si komision, duhet të mbështesim rivendosjen kulturën e pagimit të faturës së energjisë elektrike. Duhet të zhbëjmë të gjithë veprimtarinë kriminale të Sali Berishës që rrënoi sistemin e energjisë. E keni parë ndonjëherë Berishën të hyjë në sportel dhe të paguajë energjinë? Bëjani publike faturën, një herë të vetme, se ka dy-fishin e shtëpisë që kam unë, dhe sinqersiht jam kurioz të di sa e ka faturën ky njeri. Sa e ka faturën ai tjetri që ka dupleks në mes të kryeqytetit se është edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, të japin shembullin e tyre të qytetarisë dhe të kërkojnë ccfarë të duan. Duhet një kulturë e re dhe një disiplinë e re. Disiplina duhet maksimale që të përcillet një mesazh që menaxhohet kjo situatë.” u shpreh Braçe në fjalën e tij. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën