TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka nxitur pronarët e hoteleve dhe të restoranteve që të blejnë shalqi te bujqit në fushat e Divjakës dhe Lushnjes, si një mënyrë për t'i mbrojtur fermerët, përballë grumbulluesve që i grabisin. Nisur nga fakti që shalqiri është një frut që nuk mungon kurrë në tryeza në stinën e verë, deputeti socialist u ka bërë thirrje atyre që të shkojnë ta blejnë drejtpërdrejtë te bujku, ku cilësia është e garantuar, por edhe me çmim shumë herë më lirë nga sa mund të merret në treg.

"Ky është shalqini ynë; Kjo cilësi, e gjitha njësoj, Bio bërë thjeshtë nga toka, uji e dielli! Blini tek bujku në fushë; Të tjerët ju grabisin me çmim katër herë më të lartë se tek bujku!!
Tani imshta, Gjonasi, Eskaj, Çermat-duke nisur nga Cerma e Sipërme, Bicukasi e Sulzotak, ka shalqi, kërkund tjetër! Ti që ke hotel plot, restorant plot, bar, shalqinin e ke në tre vakte, bli tek bujku në fushë, merr cilësinë e tokës sonë dhe kurse paratë e tua! Boll pranove të të grabisë tregtari e kjo të duket lehtësi", shkruan Braçe.

Kjo nuk është hera e parë që Braçe ngre zërin në mbrojtje të fermerëve që kultivojnë shalqi. Në seancën parlamentare të 7 korrikut, Braçe i denoncoi me emra grumbulluesit, teksa në mbrojtje të fermerëve ish.zv,kryeministri ka dalë edhe në protesta.