Braçe thirrje qeverisë: Rregulloni çmimin për secilin grumbullues gruri! Nëse ju duket komuniste, blijani ju fermerëve

 

Deputeti i PS, Erion Braçe i ka kërkuar qeverisë që të merret me cmimin e grurit dhe nëse kjo i duket komuniste, të blejë grurin e fermerëve në mënyrë që të garantohet mbjellja për sezonin e ri.

"Bujqit të mbjellin por edhe të diskutojnë tani për çmimin, kam që në tetor që flas vetëm për kostot. Sot jua kam sjellë. Kjo është kostoja e grurit për një dynym. Ka dalë me 20200 lekë. Ajo që do të doja ta theksoja që plerimi bazë, plotësues, spërkatja dhe përdorimi i mekanikës zë gati 60% të kësaj kostoje, ndaj vija këtu dhe ju shqetësoja të gjithëve për çmimin e plehrave kimik.

Në rast se me këto kosto arrihet një rendiment 50 kuintal për hektarë, me çmimin e vitit që shkoi, ishte vetëm 30 lekë. Kaq ka bërë një kilogram grurë. Me çmimin e vjetshëm ju jep vetëm 15 mijë lekë të ardhura bujqve, për dynum është me humbje. Me çmimin 4 mijë lekë me humbje, me 5 mijë lekë marrin paratë e tyre dhe mbetet ndonjë para për të mbjellë. I kërkoj qeverisë që të merret me analizimin e kostove dhe të rregullojë çmimin për secilin grumbullues. Në rast se nuk do ta bëjë këtë se quhet komuniste, të bëjë gjë tjetër, të blejë grurin e fermerëve për të garantuar mbjelljen e sezonit të ri. Nëse është problem tatimi mbi vlerën e shtuar, nuk ju ndihmoj dot se kam që në 2018 që flas për TVSH e bujkut. Qeveria t’i japë zgjidhje çmimit të grurit tani.

Vazhdoj të insistoj që të ushqehen dhe kafshët që prodhojnë qumësht e mish. Në garancinë sovrane të futet ushqimi i kafshëve në prodhim. Një dëm që ka arritur në 9000 lekë të vjetra. E treta, vijoj të insistoj që brenda këtij bordi të hyjë monitorimi i çmimit të plehut", tha Braçe.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur