Braçe 'thumbon' qeverinë: Bujqit kërkojnë naftë e ujë për vaditje, është ditë pune sot! Kam që në janar që flas, ju po një daulle 'gënjen Erioni se do t'i zërë vendin Fridës'

Deputeti socialist Erion Braçe vijon të reagojë për shqetësimet që lidhen me bujqësinë dhe mbështetjen e fermerëve me naftë. 

Me anë të një reagimi në Instagram, ka thumbuar qeverinë duke thënë se e hëna është ditë pune, pavarësisht se administrata e ka pushim prej festës së Pashkëve Ortodokse.

Braçe thotë i kanë dërguar një mesazh dy djem që janë në punë dhe kanë nevojë për naftë në mënyrë që të korrin jonxhën dhe misrin. Deputeti socialist thotë se duhet naftë dhe ujë për vaditje në mënyrë që halli i bujqve për të mbjellat të mos kthehet në krizë për ushqime.

Nuk harroi të përmendë pretendimet se do t'i marrë postin Frida Krifcës, duke thënë se "i bini daulles", por shton se ka që në janar që ka ngritur këtë shqetësim për naftën.

Postimi i plotë

ESHTE E HENE, DITE PUNE APO JO?! Bujqesia kerkon NAFTEN dhe UJIN PER VADITJE!

Sot ne mengjes, Andi Kaca e Aldi Dupi, dy djem poshte te 30-ave qe merren me BUJQESI ne Cerme Sektor/DIVJAKE, jane ne pune, ne fushat e Terbufit; Te dy kishin nje hall; NAFTEN PER MEKANIKEN BUJQESORE! PO VONOHET-klithin.

Misri po deshton per mbirje-ka 10 dite i mbjelle, nga thatesira e nevoja jetike per uje; na duhet nafta per pompat; Erdhi vakti te korrim jonxhat e na duhet nafta per mekaniken; Shkurt e qarte, kaq.

Aaaaa po, eshte edhe ky rresht: NA SHIH PAK NE NE TERBUF PER NAFTEN SE EDHE 7 DJEM TE RINJ KANE MBETUR QE MBJELLIN TOKA! Kam qe javen e pare te janarit qe u flas e flas per naften dhe ujin;

Ju nje daulle: Genjen Erioni se do ti zere vendin Frides!

500 tone nafte e shperndare eshte nje gote me uje ne fushat e Myzeqese! Nxirrini nga halli i BUROKRACISE E PAAFTESISE bujqit qe HALLI I TYRE MOS KTHEHET SHPEJT HALLI I USHQIMIT TE GJITHE SHQIPERISE!

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mandi: 25/04/2022 15:59

    I shkreti Erjon. Meriton respekt perse ende thote ndonje fjale prej socialisti. Ndersa askush nuk e degjon ne partine e tij, perkundrazi, e kane mendjen te pasuria dhe oligarkia, akoma me keq, komentuesit e "Patronazhisti 2.0" ngrene lart me regji rolin e mendimit ndryshe. Turp.

    Përgjigju
  • Foni: 25/04/2022 15:34

    Tani o Brace, tre here i ke thene ste ka degjuar njeri, dy rruge ke ose hip siper zetorit edhe fike se bashku me gjithe cermen ose jep dorreheqjen. Video tjeter mos bej me

    Përgjigju
  • Albian: 25/04/2022 14:20

    Ja nje qeveri dhe parti ku mendimi dhe fjala ndryshe degjohet dhe jo shtypet

    Përgjigju
  • Gezim: 25/04/2022 14:17

    Edhe pse eshte i partise brenda prape ky ka mendim te kundert qe nuk kursehet qe ta thote opinionin e tij

    Përgjigju
  • redi 10: 25/04/2022 14:17

    perfundimisht keto portale qenkan shume kot sepse shkojne e nxjerrin lajme pa lidhje fare.

    Përgjigju
  • Xhei: 25/04/2022 14:16

    Eshte normale qe brenda partise do kete gjithmone mendime te kunderta,por te pakten i zgjidhin mosmarreveshjet midis tyre,kurse opozita nuk i zgjdh gjerat me mirekuptim por me dhune.

    Përgjigju
  • Adi: 25/04/2022 14:15

    Ne PS mirpritet dhe zeri ndryshe

    Përgjigju
  • Loku: 25/04/2022 14:15

    Po prit o erion se s behen petullat me uje, normal qe e mira ska fund po ti me mire nga te gjithe e di se si funksionon shteti, nuk shtrihen kembet me shume se sa ke jorganin ????

    Përgjigju
  • Valbona: 25/04/2022 14:15

    Gje e mire kjo qe brenda partise ka mendime te ndryshme dhe te gjithve i lejohen te shprehin mendime

    Përgjigju
  • Juli: 25/04/2022 13:23

    Tre here i paske thene dhe njeri sdegjoi , po kujt i the partise tende. Sinqerisht po keshtu nuk shkon jep dorreheqjen dhe do te votojne edhe si i pavarur gjithe myzeqeja sa here te duash ti . Me doreheqje tregohesh edhe burr dhe fiton respekt . Video tjeter ske pse ben me …. Nuk eshte ironi tregoje veten boll mandate ke marre me doreheqje fiton me shume se ne pushtet.

    Përgjigju
  • Farije: 25/04/2022 13:04

    Jo gjithmone brenda partise do kete mendime te njejta. Pavarsisht kesaj edhe kur ne fillim nje mendim nuk i ka pelqyer pjestarve te tjere eshte menduar me gjate ama ne fund gjithmone ne fund ka dal cdo vendim i duhur.

    Përgjigju
  • Sindi: 25/04/2022 13:02

    gjithsecili ka mendimet e veta por cdo gje po behet mire

    Përgjigju
  • Leda: 25/04/2022 13:01

    Kjo PS ku degjohen dhe mendimet ndryshe e kritikat. Ta kishte bere dikur nga partia Saliut do ishte ekzekutuar????????

    Përgjigju
  • Arkid Likollari: 25/04/2022 13:01

    Me rradh behen gjerat. Gjithsesi me pelqen qe brenda nje partie ka mendime te ndryshme

    Përgjigju
  • Cili: 25/04/2022 12:15

    Dil pra dhe demasko kryehajdutin e gjate qe tall lesht me ty dhe socjalistat. Ti vazhdon e flet sikur je ne opozite.

    Përgjigju
  • Xhuli: 25/04/2022 11:49

    Ju a skeni pune tjeter qe merreni me lajme palidhje dhe te paverteta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë