TIRANË - Deputeti socialist, Erion Braçe "i përvishet" Lulzim Bashës sot në Facebook, pikërisht pasi ky i funduit gjatë fushatës për kreun e Partisë Demokratike ka sulmuar ashpër tashmë mazhorancën e majtë.
Duke na kujtuar kohët e ashpra parazgjedhore me komentet parimore gjithmonë në "në sulm", Braçe shprehjet e Bashës sot se "po përballemi me një mazhorancë, që është standardi më i ulët i së kaluarës 22-vjeçare", e ka kthyer mbrapsht, duke i thënë shprehimisht se "standardi më i ulët i 22 viteve ishte 21 janari, dita kur ti vrave mu në mes të bulevardit!!". Braçe i ka thënë edhe: "Krimi yt nuk do të harrohet, se shqiptarët janë njerëz me moral dhe morali i tyre buron nga drejtësia dhe drejtësi do të bëhet!! Duke nisur nga ty!!".
Braçe e ka ironizuar Bashën edhe për vjedhjen e përfolur tek 'Rruga e Kombit". "Si ka mundësi që ai flet për moral, kur mbi ty është ende e pagjykuar një akuzë tejet e rëndë për një funksionar publik, ngritur nga Prokuroria e Republikës. Bëhet fjalë për "vjedhjen e shekullit" dhe ajo është ende e pagjykuar!!", thotë Braçe, duke vijuar me gjithë historikun se si Basha doli pa lagur nga drejtësia etj.
JA KOMENTI I PLOTË TË ERION BRAÇES KUNDËR LULZIM BASHËS:
Lulëzim!
Standardi më i ulët i 22 viteve ishte 21 janari, dita kur ti vrave mu në mes të bulevardit!!
Po lexoj që Lulzim Basha paska thënë sot, gjatë takimeve të fushatës së tij për të merituar "trotuarin", që i ka caktuar tutori:
“Përballemi sot me një mazhorancë, që është standardi më i ulët i së kaluarës 22-vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. PD duhet të jetë gati t’i përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”!!
Kjo është gjuha, që dërgoi në opozitë Sali Berishën, por edhe ty or Lul!!
Po po, gjuha arrogante e një vrasësi serial pushteti apo hajduti po kaq të shpeshtë, po prej pushtetit.
Ti Lulëzim flet për moral?
Lulëzim, mbi ty është ende e pagjykuar një akuzë tejet e rëndë për një funksionar publik, ngritur nga Prokuroria e Republikës.
Bëhet fjalë për "vjedhjen e shekullit" dhe ajo është ende e pagjykuar!!
Ti e kalove ylberin dhe u ktheve në .......fëmijë, kur i dorëzove për muaj të tërë rresht gjykatës më të lartë, raporte ditore nga ato që fëmijët qëmoti merrnin për të justifikuar mungesat.
Me ato raporte shtyve gjyqet, tutori yt fitoi kohën që i duhej për të ngatërruar gjyqet dhe në fund, gjykatësja jote private sajoi procedurën përmes së cilës nuk u gjykove!!
Moral është ky? Ti flet e akuzon për moral kur je i tillë?!
Ti Lulëzim flet në emër të një Shqipërie morale?!
Po çfarë thua? Qenke rëndë.
Po thua që 1 milion shqiptarë nuk kanë moral dhe ti ke?
Ti ke vrarë Lulëzim!!
Dallimi yt nga shumica e shqiptareve qëndron në këtë fakt!!
Ti vrave, ata ishin viktimat!!
Ti vrave në mes të bulevardit të Tiranës dhe në 100 vitet e fundit vetëm një mercenar i fashizmit e kishte bërë këtë në një datë, 4 shkurt!! E fshive këtë datë nga rrugët e Tiranës me shpresën se njerezit nuk do të kujtojnë kurrë faktin që ti, Lulëzim Basha ke vrarë në këtë qytet!!
Lul!
Një krim që nuk ndëshkohet nuk harrohet kurrë!
Kjo po të ndodhë!!
Krimi yt unk do të harrohet!!
Shqiptarët janë njerëz me moral. Morali i tyre buron nga drejtësia dhe drejtësi do të bëhet!!
Duke nisur nga ty!!
KOMENTET E BASHËS, TË CILAT NGJALLËN REAGIMIN E BRAÇES
“Çdo anëtar i Partisë Demokratike, që këtej e tutje duhet dhe do të ketë vendin, për të thënë fjalën e tij, nga veprimet taktike në terren deri tek përzgjedhja e kandidaturave drejtuese, deri tek përzgjedhja e kandidatëve për deputetë. Për mua, është hapi i parë drejt fillimit të ri. Ju garantoj se me përkushtimin tim dhe përkushtimin tuaj, do ta nxjerrim përsëri në opozitë kryesocialistin dhe do i rikthejmë pushtetin PD” – u shpreh kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha gjatë një takimi për garën e kreut të PD me disa njësi bashkiake në Tiranë.
Basha ka theksuar se demokratët, nën drejtimin e tij, do u rikthejnë shpejt shqiptarëve mazhorancën morale, pasi mazhoranca e re dëshmoi se është kundër interesit të qytetarëve dhe është vetëm mazhorancë pazaresh.
“Përballemi sot me një mazhoranca, që është standardi më i ulët i së kaluarës 22-vjeçare. Ata janë Shqipëria e dredhive dhe e pazareve. Ata janë Shqipëria e mashtrimit dhe e tjetërsimit, një mazhorancë me sy të babëzitur drejt pasurive publike të shqiptarëve. PD duhet të jetë gati t’i përgjigjet, si mazhoranca morale e shqiptarëve dhe e qytetarëve shqiptarë kudo ku ndodhen”, theksoi Basha edhe fjalët, që ngacmuan më tepër reagimin e deputetit socialist, Erion Braçe.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com