Si çdo të enjte, edhe në seancëm e sotme parlamentare nuk kanë munguar debatet mes deputetëve si dhe batutat ndaj njëri-tjetrit. Ja disa prej tyre. 

(Topalli duartroket fjalimin e Berishës)

Erjon Braçe: Po i shqyen duart kjo. I shqeve duart moj. 

Jozefina Topalli: Ashtu thua ai?!

Albina Deda (për procedurë): Rreth 30 punonjës të spitalit të Rrëshenit janë hequr sot nga puna. Ta dijë se ministri do përballet me protesta të fuqishme. Ta dijë edhe znj.Leskaj...se është një 11 vjeçar në spital në rrezik për jetën... 

Erjon Braçe: Ç’a është kjo moj?! S’është procedurë kjo oj zonjë...

Edmond Spaho: Ju s’keni të drejtë të ndërhyni nga vendi. Po shkelni rregulloren.

Erjon Braçe: Lere more rregulloren ti, më tregon mua rregulloren.

Edmond Spaho: Do t’ju nxjerr jashtë, ta dish. Çohu, dil jashtë. 

Erjon Braçe: Më tregon rregulloren ti...

Albina Deda: O zotëri, mund të ketë vend edhe te kopshti i lagjes për ty, kështu që mund të ikësh. 

Erjon Braçe: Oj zonjë, kujdes kur flet. 

Albina Deda: Na u prek shumë ky që e ka lënë zoti përgjysmë. Të ketë kujdes kur flet për mua. 

Olta Xhaçka: I dhash kohë nga pjesa ime një fjalimi shumë bajat.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)