Braçe-Venizelos: Të zgjidhim
toponimet, ndryshe kot vemë e vijmë

Braçe-Venizelos: Të zgjidhim<br />toponimet, ndryshe kot vemë e vijmë
TIRANË- Deputeti socialist Erjon Braçe ka veçuar çështjen e problemit të toponimeve në pasaportat e shqiptarëve që të premten, në vizitën zyrtare të ministrit të Jashtëm grek, Evangelos Venizelos, të gjejë zgjidhje.
 
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, deputeti Braçe shkruan që “ministri i Jashtëm i Greqisë, Venizelos të mos largohet nga Tirana pa arritur një zgjidhje të përbashkët, konkrete dhe të shpejtë për çështjen e toponimeve në pasaportat e shqiptarëve.”
 
Ndryshe, “të paktën për këtë çështje, kot që vjen e kot që i shkojmë”, ka vlerësuar deputeti socialist, Erjon Braçe.
 
Zëvendëskryeministri dhe njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos viziton Tiranën në kuadër të një turi vizitash në Ballkan, në cilësinë e kryesuesit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.
 
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Venizelos ka mbërritur në Tiranë sot nga ora 18:00 dhe ka zhvilluar një takim me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa nesër rreth orës 09:30 ai do të takohet me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe do të vijojë takimet me zyrtarë të tjerë të lartë të vendit, Nishanin, Metën dhe Bashën.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë

Aksident i trefishtë në aksin Pogradec- Korcë! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, shkak shpejtësia dhe lagështia në rrugë