Braçe video nga Divjaka: Në punë për njerëzit! Po hajdutët e PD-LSI për çfarë duan pushtetin?

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe përmes një video në rrjetin e tij social ka publikuar punën e shtrimit të tapetit në të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore në gjysmën e Divjakës.

 “Tani, llumi është i lirë të shaj punën. Vetëm se duhet të tregoj më parë një punë të bërë, ku dhe me këtë cilësi.”, shkruan ai.

“Po hajdutët e LSI-PD për çfarë e duan pushtetin? Veç vjedhjes se atë po e thonë përditë qe e kanë qellim!”, shprehet Braçe në postim.

Tre ditë më parë zëvendëskryeministri Erion Braçe ka sulmuar ashpër kreun e LSI-së në degën e Divjakës , Ledio Rrudho duke thënë se do i publikojë dosjen kriminale të tij, ku e akuzon dhe për kumarxhi e trafik kokaine në Itali.

"Palaço! Me ty do te merrem vete një here, ditën kur do te publikoj skedën kriminale personale dhe familjare", i ka thënë Braçe atij.

Ndërkohë Rrudho i është kundërpërgjigjur duke e cilësuar Braçen si 'palaço të rilindjes'.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda