Erion Braçe ka zbardhur për herë të parë faktin se zgjedhja e Ilir Metës President, ishte pjesë e marrëveshjes së prillit 2013 mes PS dhe LSI.
I ftuar në "45 minuta" nga Denis Minga në Report Tv, Braçe u shpreh se pakti i para 4 viteve që çoi në bashkimin e të majtës dhe pajtimin e Ramës e Metës, parashikonte zgjedhjen e ish-kreut të LSI, si pasues të Bujar Nishanit në Presidencë.
"Në këtë marrëdhënie ka vetëm një pale jo korrekte, nuk është PS. Pala korrekte është pikërisht PS-ja. I ka qëndruar korrekte marrëveshjes së prillit 2013 dhe marrëveshjes së presidentit. Ka qenë pjesë e marrëveshjes zgjedhja e Ilir Metës President. I kemi qëndruar korrekt deri në votën e fundit, ashtu si çdo pjese të marrëveshjes së prillit 2013.
I kemi qëndruar me korrektësi maksimale.
Në sallën e Kuvendit kemi treguar përgjegjshmëri maksimale. Jemi sjellë në mënyrë korrekte jo vetëm atë në ditë në seancë, por edhe pas seancës.Ndërkohë, Braçe nuk shmang kritikat ndaj Metës dhe LSI-së, se janë përgjegjës për prishjen e koalicionit me PS, krisje e cila sipas tij, nisi në korrik 2016. Gjithashtu, deputeti socialist i bëri thirrje presidentit të ardhshëm që të kërkojë ndjesë për sjelljen në fushatë, pasi sipas tij tejkaloi çdo cak Kushtetues.
"Sjellja e presidentit të zgjedhur ka qenë thuajse në çdo parametër tej Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Menjëherë pas korrikut të vitit që shkoi. Ka pasur marrëdhënie tërësisht të njëanshme. PS kërkoi vullnetin e LSI për të hyrë në zgjedhje bashkërisht, por LSI në mënyrë publike talli deri në refuzim banal të çdo kërkese për të hyrë në zgjedhje bashkë", u shpreh Braçe.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3239
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35