Dhjetë vite pasi u kurorëzuan në skenar me rolet e tyre në "Mr & Mrs Smith", që më pas i bashkoi edhe në jetë, Angeline Jolie dhe Brad Pitt mund të rikthehen sërish së bashku në ekranin e madh.
Së fundmi është thënë se çifti i famshëm dhe mjaft i pëlqyer hollivudian po planifikon të luajë së bashku në një prodhim familjar kinematografik.
Flitet gjithashtu se filmi do të xhirohet i gjithi në Europë.
“Askush nuk duhet ta humbasë atë”, citohet nga JusJarde.com një burim pranë “Brangeline”.
Kjo nuk do të ishte përvoja e parë e Angeline si autore. Ajo debutoi me filmin “Në tokën e gjakut dhe të mjaltit”, me tematikë luftën e Bosnjes, që u prit mirë nga kritika.
I njëjti burim thotë se aktualisht Angeline është në fazën e parë “për t’i mbushur mendjen” partnerit të saj, Brad Pitt, që të jetë pjesë e projektit të saj. Sa do t’ia arrijë? Këtë presim ta mësojmë në vazhdim.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com