MARYLAND- Ushtari amerikan Bradley Manning kërkoi kërkoi falje për dhënien e sekreteve shtetërore, faqes së internetit “WikiLeaks”, e cila është shkelja ligjore më e madhe e të dhënave të klasifikuara në historinë e SHBA-ve.
"Unë ndihem vërtet keq pasi kam lënduar Shtetet e Bashkuara, pasi doja t’i ndihmoja njerëzit, jo t’i dëmtoja ata”, tha 25-vjeçari gjatë seancës dëgjimore në Fort Meade të Maryland-it.
Manning i tha gjykatëses se ai e pranon, që duhet të paguajë një çmim për çfarë bëri.
“Tre vitet e fundit kanë qenë një përvojë mësimi për mua pasi nuk i vlerësova pasojat që do të kishin veprimet e mia" është shprehur ish-analisti i inteligjencës së ushtrisë.
Manning mund të dënohet me 90 vjet burg për vjedhjen e më shumë se 700 mijë dokumenteve, videove të klasifikuara, drejt themeluesit të “WikiLeaks”, Julian Assange, i cili ndodhet në qendër të vëmendjes botërore.
Një zëdhënës ushtarak tha se gjykata me shumë gjasa do të japë vendimin përfundimtar mbi Manning javën e ardhshme.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com