Braho: Ajazi pa çerfitikatë sigurie
s'mund të jetë në krye të SHISH

TIRANE- Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho deklaroi sot se Visho Ajazi, nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normal në krye të SHISH, pasi nuk ka çertifikatë sigurie.

”Ka një handikap që Drejtori i Përgjithshëm i SHISH-it sot është i paçcertifikuar. Nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale, sepse që të ushtrojë funksionet e tij normale, duhet të japë dhe të marrë informacion të klasifikuar ‘sekret’. Atij i mungon certifikata. Duhet të presë dhe të vihet në funksion të detyrave të tij vetëm në periudhën që ai do të certifikohet. “- tha Braho sot në një prononcim për median.
 
Duke folur për ngritjen e komisionit hetimor pranë SHISH-it, Braho sqaroi se kjo lëvizje është pezulluar momentalisht për shkak të mungesës së certifikatës së sigurisë nga Drejtori i Përgjithshëm i SHISH-it.
 
“Jemi edhe ne në pritje të kapërcimit të kësaj pengese, por nëse do të vonohet, ne do të veprojmë shumë shpejt”, deklaroi deputeti z. Braho, i cili garantoi se Komisioni i Sigurisë do të dërgojë grup pune për të verifikuar ato ankesa apo problematika për të cilat është ngritur shqetësimi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis