Braho: Heqja e bonusit e rrit
korrupsionin, Debatet  PS-PD

Braho: Heqja e bonusit e rrit<br />korrupsionin, Debatet  PS-PD
TIRANE-Deputetët e Komisionit të Ligjeve për më shumë se dy orë kanë debatuar në lidhje me draftin e qeverisë, i cili shkurton bonuset për transportin e deputetëve dhe disa funksionarëve të tjerë në administratë. Demokratët, demokristianët, socialistët dhe LSI janë bashkuar kundër draftit të qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve të transportit duke kërkuar që ekzekutivi ta tërheqë projekt-ligjin ose të bëjë zero bonusin për deputetët dhe të marrë përsipër shpenzimet për detyrat që anëtarët e parlamentit duhet të kryejnë veçanërisht në zonat ku ata janë zgjedhur. Ajo që u pa si shqetësuese nga ana e anëtarëve të Ligjeve ishte alarmi se heqja e karburbaratit për zyrtarët e lartë do të nxisë korrupsionin.

Deputeti i LSI-së Spartak Braho, deklaron se disa prokurorë lëvizin me makinat e kriminelëve. Situata sipas tij do të përkeqësohet, nga reduktimi i shpenzimeve të transportit. "Prokurori të rrijë në këmbë, dhe unë e di si rri prokurori, shëtisin me makinat e kriminelëve, detyrohen, s'kanë ç'të bëjnë, ose të marrin borxh nga karburantët. Ka mundësi të rregullohet ky ligj?”, tha Braho. Ndërkohë që nga ana e mazhorancës ishte deputeti Bashkim Fino, i cili kërkoi që ky draft të rishikohej edhe një herë në mënyrë të tillë që të përmirësohen edhe financat e shtetit. “Bonusi i deputetit të jetë zero për karburantet", tha Fino.  Gjatë votimit nga ana e mazhorancës abstenuan Fino, deputeti Xhemal Qefalia si dhe deputeti i PD, Mhill Fufi. Sipas deputetëve të komisionit te Ligjeve, shkurtimi i shpenzimeve me vetëm 100 milionë lekë në vit është qesharak ndërkohë që tashmë për transport zëvendësministrat marrin vetëm dy litra naftë në ditë dhe deputetët me këtë bonus mund të blenë vetëm 5 litra naftë në ditë.

Qëndrimi i opozitës
Deputeti i opozitës, Gent Strazimiri duke komentuar draftin e qeverisë u shpreh se më mirë deputetëve tu hiqet litrat e naftës sesa të zvogëlohen. “Një zv ministër të ketë 2 litra naftë, ndërkohë që një deputet ka më pak se 8 litra naftë në ditë. E heqim fare sepse nga kjo nuk zgjidhet asgjë. Parlamenti të mos funksionojë dhe ky vend do udhëhiqet nga akte normative të dalë nga qeveria në kushte të emergjencës të nevojës së domosdoshmërisë"- tha Gent Strazimiri. Nga heqja e shpenzimeve të karburantit, sipas ministrisë financave në buxhetin  e shtetit kursehen 165 milionë lekë.

Batutat në komision, Deputetë që s`dinë makinën deri te kërkesa për bileta avioni falas
-Fino: Mua më duket shumë absurde një vendim i Gjykatës Kushtetuese, një konflikt interesi i pastër që ata marrin vendim për veten e tyre, që ata duhet të kenë bonuset, dhe t’i vjen dhe e pasqyron sot në këtë ligj.
-Dhëmbi: Po, Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim menjëherë pas miratimit të ligjit, dhe ky ligj ka qenë nul për pushtetin gjyqësor. Ne tani thjesht po e reflektojmë, por ai nuk është aplikuar.
Strazimiri: Një pjesë e funksionarëve nuk do përdorin makinat. Çfarë, mos ka rënë çmimi i naftës apo kilometrat?! Mbi ç’kriter e vendosni bonusin?
-Dhëmbi:Për deputetët, kufizimi është më minimal, nga 45 mijë lekë, shkon në 40 mijë lekë. Pra, deputetët nuk janë aspak të diskriminuar.
-Halimi: Gjyqtarët dhe prokurorët që janë 86, nuk kanë marrë lekë. Në llogaritje del se kanë marrë. Ju nuk ndaloni kryebashkiakët të blejnë makina si funksionarë. Ne i ndalonim. Drejtorët e institucioneve lejohen të blejnë makina. Këta do marrin dhe shoferë.
-Dhëmbi: Është e vërtetë që në 2009 pati më shumë kursime, sesa sot. Lejohet vetëm kreu i bashkisë së Qarkut për të blerë makinë, për të zëvendësuar atë makinë që ka, por nuk lejohen krerët e komunave.
-Ndoka: Po penalizoni deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. Shkurtimet do ndikojnë në mosfunksionimin e administratës.
-Fufi: Po për ne deputetët e rinj, nuk do mendoni? Ka edhe nga ata që nuk dinë t’i japin makinës.
-Dhëmbi: Paguaj taksinë.
-Vasili: Ky projekt kursen ca para. A mund të bëni një kalkulim për këto para që kursehen?
-Paloka: Çdo vit që vjen do marrim masa për kursime? Kështu do ta rregullojmë situatën?
-Bylykbashi: A e dini ju se sa shkurtohet distanca e kilometrave të deputetëve për të shkuar në zona të largëta?
-Felaj: Ta them troç, prokurorët nuk shkojnë dot në vendngjarje pa lekë xhepi. Në Qarkun e Beratit, kur kam filluar punë si prokurore, dhe ato makina që kanë janë të vjetra.
-Braho: Merremi me një 1 milion e gjysëm dollarë për një vit. Turp për faqen e zezë! Prokurorët bredhin me makinat e kriminelëve, se nuk kanë nga t’ia mbajnë.
-Fino: Të hiqen bonuset dhe kursimet të shkojnë në 241 milionë lekë. Të rregullohet performanca e aktivitetit të deputetëve. Të jepet falas bileta e avionit për deputetët.

Shkrimi u publikua sot (31.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb