
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vlerësuar si ekselente punën e prokurorit Altin Dumani në krye të Prokurorisë së Posaçme. Përmes rrjete sociale, ambasada amerikane thekson gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho.
Postimi i plotë i ambasadës amerikane në Tiranë:
Shtetet e Bashkuara përgëzojnë Altin Dumanin për shërbimin e tij të pashembullt si Kryeprokuror i SPAK. Integriteti dhe guximi i tij në mbajtjen e kriminelëve përgjegjës kanë forcuar bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, duke na bërë më të sigurt nga kërcënimi i krimit ndërkombëtar dhe trafikut të drogës. Ne presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë të fortë me Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, Klodian Braho, në rolin e tij të ri në krye të SPAK.
Lajmi kryesor:
Braho kreu i ri i SPAK, Begaj: Urime! Rama: Ka mbështetjen tonë të palëkundur! Gonzato: Mirëpresim bashkëpunimin! SHBA vlerëson punën e Dumanit












