Braho në A1 Report: Ish-shefi i IT
së Tatimeve u punësua në Bashki

TIRANE - “Basha e ka punësuar në Bashki ish-shefin e IT-së së Tatimeve”. Deklarata është bërë nga deputeti i LSI-së, Spartak Braho, gjatë një interviste të dhënë në A1 Report në rubrikën "Studio e Hapur" dhe sipas tij, aty janë gjetur gjurmë të ndërhyrjeve nga jashtë.

“Hollësira nuk mund të jap por ajo që them unë është që ky sistem i të dhënave ka qenë i pasigurtë, duke lejuar ndërhyrje dhe nuk ka garantuar mos ndërhyrjen nga jashtë”, theksoi deputeti i LSI-së, duke folur përballë gazetarit Andi Kapxhiu.

Deputeti Braho ka deklaruar se, policia shkencore dhe prokuroria, “kanë mbajtur procesverbale tek serveri i Tatimeve, për shkak se kishim të bënim me një skenë krimi". Ta lënë prokurorinë të hetojë”.
 
Sipas Brahos, “përsa kohë që atje nuk ka back-up dhe ekspertët e IT kanë konstatuar ndërhyrje nga jashtë dhe të shpeshta. Është një kompani që është marrë me montimin e saj. Me ç'të drejtë thirren dhe futen brenda pa dijeninë e titullares, përse futen brenda? E kanë të ndaluar pasi çelësi është unik dhe mbahet sekret. Ata janë gjetur brenda duke punuar tek serverat”.
 
“Ndërhyrje të tilla kanë qenë sistematike - deklaroi Braho në studion e A1 Report  dhe sipas tij - çelësi i servera të Tatim-Taksave është i pasigurtë. Qeveria dhe organet le ta verifikojnë. Ky është një sistem që është marrë një kredi 10.5 milionë euro dhe duhej të ishte një sistem i lartë. Ato hekurishte që janë montuar nuk vlejnë më shumë se 300-400 mijë euro”.
 
BRAHO: KA PËRFUNDUAR RAPORTI I AUDITI, SHKELJET JANË TË MËDHA
“Zhurma e krijuar ka dy plane. Plani i parë është sepse u konstatua nga auditi i Ministrisë së Financave që sistemi i IT-së së Tatim-Taksave është i shpartalluar. Libri elektronik është mbajtur jo pa kujdes por qëllimisht i hapur, duke lejuar ndërhyrje nga jashtë. Konkluzionet e auditit të ministrisë kanë përfunduar dje. Është një raport i gjatë që ka vënë në dukje të tërë atë gropë apo pasiguri të menaxhimit të të dhënave elektronike të tatim-paguesve, që dyshohej se ka lejuar ndërhyrjen nga jashtë, zhvendosje, rimbursime, etj.
 
Në krye të listës për evasion fiskal është kompania “Bankes Petroleum”. Por duke qenë se çështja është nën hetim nuk do zgjatem. Tre personat kishin hyrë atje të paautorizuar, përfaqësues të një kompanie private të thirrur nga ish-dejtori i IT-së atje, që mban përgjegjësi dhe është vetë nën hetim”, deklaroi deputeti Spartak Braho në studion e A1 Report.
 
Sipas deputetit të LSI-së, “qëllimi i transmit i videos është grotekst i tërë, që thuhet ka shkuar Spartak Braho. Unë përditë shkel nëpër institucionet sepse ma lejon ligji. Kjo vjen nga betimi si deputet dhe vetë neni i 8-të i deputetit thotë, se: Deputeti ka të drejtë të hyjë në çdo institucion, të kërkojë të dhëna lidhur me funksionin e strukturës”.
 
“Unë isha bashkë me një specialist të drejtorisë nga kryeministria dhe një specialist financash, pjesë të grupit të auditit. Qëllimi i shkuarjes time ishte pas alarmit që u dha se u gjetën të shqyer gjithë serverat e dyert e dhomës së serverave, se duhet të jetë jo thjesht në kushte normale, por nuk ka objekt më të rëndësishëm të sigurisë së lartë se dhoma e serverave”, deklaroi Braho përballë gazetarit Andi Kapxhiu.
 
BASHA KA MARRE NE MBROJTJE NJE DREJTOR QE ESHTE NEN HETIM
Sipas deputetit të LSI-së, Spartak Braho, “shteti ka strukturat e tij. Unë nëse doja të vlerësoja, thërrisja drejtoreshën në zyrë ose nuk vija në mes të ditës, në orën 11:00 dhe realizoja atë që thotë Lulzim Basha edhe sot. Problemi është që Basha ka marrë nën mbrojtje një drejtor në akuzë”.
 
“Nuk dua të paragjykoj asnjë njeri por paraprakisht gjykoj se ai, një ish-drejtor i Tatim-Taksave dhe të tëra lëvizjet janë bërë me dijeninë e Berishës. Ka veprime të rënda në shpërdorimin e detyrës, fillimisht në lejim të ndërhyrjes, prisheje të të dhënave, mosfunksionin normal, mosadministrim rigoroz të këtij sektori të rëndësisë së veçantë”, theksoi Braho.

TE LEME PROKURORINE TE HETOJE KETE ÇESHTJE
Sipas tij, “në server kanë ndërhyrë ekspertë të ngarkuar nga Ministria e Financave. Kanë qenë ekspertët, edhe policia ka bërë ndërhyrje të forta mbi gjendjen e serverave. Edhe ajo ka qenë prezente në këto ambjente se kishim të bënim me një vend krimi. Ka qenë policia, inspektorët e Ministrisë së Financave që realizonin auditin. Janë mbajtur procesverbale por bëhet një çikë zhurmë për të shpërndarë vëmendjen”. “Të lenë prokurinë të hetojë. Ajo është në hetim për rezultat e ekspertizës shkencore që po bëhet dhe do të flasin organet e ngarkuara për ta zbuluar. Jemi para një skandali financiar një komplot financiar të Sali Berishës, gjykoj për evazion të madh fiskal”, tha Braho.

ASGJE NUK ESHTE ZHDUKUR NGA SERVERAT, JANE RIKUPERUAR TE DHENAT
I pyetur për atë, nëse janë prishur 4 milion e gjysmë të dhëna, Braho tha: “Asgjë nuk është zhdukur, të tërë të dhënat janë ato. Një kopje ndodhet në serverat e tatim taksave. Ka patur bllokim prej disa ditësh.

Nuk është e vërtetë, të tëra janë rikuperuar dhe vazhdon të jenë pjesë e hetimit. Kështu që, bëhet zhurmë për të fshehur këtë krim. Hajdutët thonë kapeni hajdutin, ndërkohë që nuk kanë ustallëk fare në këtë histori. Kanë qenë shumë bruto, brutalë e mendoj prokuroria do t’i shkojë në fund.”

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho tha se, “janë tre persona të akuzuar, njëri prej të cilëve bëri disa ditë burg dhe është lënë me detyrim për paraqitje. Nëse do të ketë persona të tjerë, e di prokuroria”.

SHKELZEN TERNOVA? ATA QE ME DEGJOJNE E DINE SE KUSH ESHTE
I pyetur se, kush është Shkëlzen Ternova, meqë e ka përmendur, Braho nuk u ndal gjatë, por tha se, ata që e dëgjojnë e dinë se kush është. “Ata që e dinë kush është e marrin me mend, nuk ia vlen që të ndalemi në ketë emër. Se kush është këtë e e di Berisha, Luli, e dinë dhe persona të tjerë që lidhen me hetimin e saj”, deklaroi Braho në studion e A1 Report.
 
“BERISHA NË MBROJTJE ATJE KU KA PAUDHËSI. NUK JAM DAMIR FAZLLIÇ"
Braho u shpreh se, nuk e di pse Berisha ka dalë në mbrojteje të shefit të tatimeve. “Nuk e di pse doli. Deri në atë moment nuk më shkonte mendja, por që në atë moment del e mban në krah një të pandehur. Pse? Duke patur parasysh se, Berisha ka qenë dhe është prezent kudo ku ka paudhësi, mendja më shkon që Berisha është në dijeni të këtij skandali financiar”, komenton Braho, ndërsa flet edhe për atë pse i ka thënë Berishës, “Nuk jam Damir Fazlliç”.

“Po e përsëris, në Gusht 2008 Damir Fazlliç, siç u denoncua dhe nga media, u shfaq në fotografi në mbledhje të komitetit shtetëror të Sigurisë Kombëtare, krah për krah me Berishën. Ç’ishte Damir Fazllic? Për sa e njeh opinioni është biznesmen serbo-kroat dhe ky biznesmen serbo-kroat që ka investuar, shfaqet dhe merr pjesë në një strukturë të rëndësishme shtetërore, Komiteti Shtetëror i Sigurisë Publike. Fazlliç ka të drejtë të hyjë, Spartak Braho jo!”
 
TË DHËNAT MUND TË JENË TË KOPJUARA JASHTË DREJTORISË SË TATIMEVE
Sipas Brahos, “siguria financiare e shtetit ishte dhunuar rëndë e duheshin kryer veprime”. Ai shprehet se ekzistojnë mundësi të ketë ‘back-up’ të të dhënave e të rezultojnë të kopjuara jashtë drejtorisë të tatimeve. “Sa herë nuk ka çelësa dhe terma që nuk i përdor shkenca e informatikës, atje hyhet e dilet nga kushdo që ka dëshirë, për më tepër një kompani, që është marrë me montimin e saj. Me ç’të drejtë futen brenda pa dijeninë e titullares?!

Pse futen? E kanë të ndaluar! Çelësi për të hyrë atje duhet një dhe unik. Mbahet sekret e nuk shpërndahet. Janë gjetur brenda njerëz, duke punuar te serverat”, thotë Braho.

“Punonjësit e IT-së që ishin dhe janë, kanë deklaruar që ndërhyrje të tilla kanë qenë sistematike.
Kam përshtypjen se kudo institucionet tona janë të pasigurta. Qeveria dhe organet të verifikojnë këtë që po them. Ky është sistem për të cilin është marrë kredi 10.5 milion Euro, që duhej të ishte i një niveli të lartë, edhe të NASA-s, por me llogaritjet e bëra, investimet atje me hekurishte nuk shkojnë më shumë se 300-400 mijë Euro.

Hollësira nuk mund të jap. Nuk dua të zgjatem me këto hamendje dhe kuriozitet. Ky sistem i të dhënave ka qenë i pasigurtë plotësisht dhe nuk ka garantuar mosndërhyrje nga jashtë”.

 "NUK DI Ç’TË THEM PËR VISHËN. DO TA KONTAKTOJ"
“Z. Braho e ka bërë detyrën bashkë me strukurat përkatëse të Ministrisë së Financave. Tani e ka marrë përsipër dhe do e çojë deri në fund z Llalla”, u shpreh Braho, ndërsa i pyetur për kompania “Bankers” dhe çfarë ka ndodhur me të, Braho nuk deshi të japë shpjegime.
 
Çështje tjetër, sipas Brahos është ajo e SHISH-it dhe drejtuesit Visho Ajazi.
I pyetur se ç’mendim ka për atë se si është shprehur z. Nishani, i cili ka deklaruar që SHISH ka bërë punë shumë të mire dhe partnerët ndërkombëtarë janë shprehur të pakënaqur me punën e SHISH, Braho u shpreh se nuk dinte që ndërkombëtarët të kishin thënë diçka të tillë.

“Të jemi të saktë. Ç'ka thënë presidenti e di, edhe pretendimin e djeshëm në deklaratën e Ministrisë së Brendshme. Ç’kanë thënë partanerët e jashtëm për Visho Ajazin nuk e di opinionin. Inspektimi ka qenë për të tjera gjëra në dijeninë time. Pra, TV Ora News shfaqi në disa emisione, më duket inserte dhe pamje nga një dokumentacion, që bënte fjalë për emërtim të paligjshme në strukturësn e SHISH, duke pretenduar këto emërime në shkelje të ligjit lidhur me rekrutimet, se janë emëruar persona pa arsim, pa kurse përkatëse dhe nuk kanë patur deklaratë të sigurisë. Duke veshur këtë edhe me opinionin tjetër, që pjesa dërrmuese e tyre janë shokë të Vishos gjatë periudhës që ka deklaruar”.
 
Braho u shpreh, se të gjitha këto i janë kërkuar nga Ora News. “I kemi kërkuar me dijeninë e strukturave shtetërore TV Ora News, që tërë materialet t’i verë në dispozicion të materialave të sigurta. Ky televizion sot ka dorëzuar materialet pranë kuvendit. Nuk i kam parë, do t’i shoh bashkë me tërë anëtarët e komisioni e do të gjykohet si do të veprohet. Rrugët janë dy. Verifikimin mund ta bëjë dhe qeveria, kryeministri nga varen detyrat e SHISH, nëpërmjet inspektoriat të përgjithshëm dhe një grup i ngarkuar nga Komisioni i Sigurisë".

Ai foli edhe për marrëdhëniet e tij me Vishën.
“Kontaktet e mia me Vishën janë normale. Kemi bërë takim njohjeje, kemi shkëmbyer mendime të ndryshme lidhur me funksonimet e SHISH. U përpoqëm ta ndihmonim financiarisht gjatë kohës së miratimit të buxhetit. I kemi dhënë më shumë fonde se vitin e kaluar. Këto janë kontaktet. Nuk më erdhi mirë që ka bërë analizën institucionale dhe nuk ka lajmëruar. U njoha me deklaratën e Ministrisë së Brendshme. Tentova të lidhem me Vishën por është jashtë shtetit. Padyshim që do ta kontakoj për këtë çështje".
 
 
BRAHO: I ZHGËNJYER NGA DEKLARATA E PRESIDENTIT
Braho u shpreh i zhgënjyer nga ajo që presidenti Nishani ishte shprehur me superlativa për punën e SHISH. “Nga dozat e asaj kënaqësie, mbeta i zhgënjyer. Sa kohë siguria në Shqipëri është e kërcënuar, qoftë në formën e krimit të organizuar apo terrorizmit, sa kohë SHISH nuk është prezent. Nëse presidenti ka informata duhet t’i konsumojë me qeverinë. Nuk dua të bëj aludim për presidentin. Pra roli i SHISH-it në luftën kundër krimit është burim i parë i informacionit, element i parë i veprimtarisë së tij, i strukturave kudo ku është prezent”.
 
 "SHISH SI ORGANIZATË FRONTI"
I pyetur se sa mund të ndihmojë SHISH-i lidhur me çështje që rrezikojnë sigurinë kombëtare, Braho u përgjigj se kjo është puna kryesore e SHISH, por nuk mund të shprehet nëse e ka bërë.
“Nuk e di me çfarë merret SHISH nëse nuk bën këtë. Ose është kthyer në ogranizatë fronti si dukur që bën letra anonime, apo veprimtari të tjera që nuk i shërbëjne punës pasi qëllimi për të cilin është ngritur dhe funkionon Natyrisht shërbimi ka dhe funksione të tjera që lidhen me bashkëpunimin me agjenci të tjerë të huaja. Është një çështje që do të hetohet.”
 
CENIMI I SIGURISË KOMBËTARE
 
Duke folur për lajmin e botuar nga “Shqiptarja.com” në lidhje me çështjen e Visho Ajazit, Braho u shpreh: “Jo çdo lajm që jepni ju apo gazeta mund ta marrë për të mirëqenë. Nuk më shkon mua ta marr të mirëqenë se është hera e parë që e dëgjoj. E dyta, nuk di burimin nga e ka marrë. Nuk mund të shfaq asnjë opinion. Nëse është kështu si thuhet, është padyshim në shkelje të detyrës së tij si kryetar i SHISH”.
 
Çfarë e cenon sigurinë kombëtare, sipas Brahos janë: siguria e rendit, me tre komponentët e saj: siguria territoriale, kufijtë, toka, deti dhe siguria financiare.
 
“Tërë ata fenomene negative që prekin elemente të rëndësishme të sigurisë kombëtare kanë padyshim objekt investimi, jo vetëm nga SHISH por nga gjithë struktura e sigurisë kombëtare të shtetit, ku çdo agjenci në pozicionin e saj ka detyrat dhe funskionet e saj. Brenda këtij objekti, duke monitoruar këto institucione, Ministrinë e Brendshme, Mbrojtjes dhe Shërbimin e Inteligjencës etj, për të ndrequr dhe siguruar jo vetëm në pikëpamje të veprimeve konkrete, por të vijës të sjelljes çështjet më të rëndësishme të përmirësimit të legjislacionit që këto organizma të rëndësishëm duhet të kryejnë, jemi në proces të bisedimit e bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme dhe atë të Mbrojtes për rregullim të legjislacionit ku ka nevojë të përgjitshme të zhvillimit të institucionve, objektit të punës që kryejnë por dhe përafrimin me institucione ndërkombëtare.”
 
 "BIEN NË SY VEPRIMET E TERRORIT"
 “Tani që të thuash se situata e rendit dhe sigurisë është e mirë nuk ka arsye. Jemi në një periudhë të ashpërrsimit të veprimtarisë kriminale. Krimi për shumë arsye, një pjesë e tij është në offensive. Bie në sy se bëjnë shumë përshtypje, veçanërisht veprimet e terrorit që lidhen me shëprthimet me dinamit, granata apo sulmet e armatosur ndaj kalimtarëve, biznesmenëve, atuobusëve, etj. Ministri Tahiri dje deklaori se kanë prapavijë dhe kanë bazë që i udhëheq dhe që i nxit, sipas meje, më ngjan kjo periudhë, duke qenë deputet i vjetër, me situatat e viteve ’96, ’97, ’98 kur hidheshin shtylla në erë, banesa, komisariate etj., të cilat kishin në mos direkt, indirekt mbështeteshin edhe frymëzohehsin te ashpërrsia e gjuhës së opozitës të asaj kohe, që është dhe opozita e sotme. Ministri Tahiri deklaroi se mnund të ndërmerren masa të fuqishme, një operacion i madh polior në tërë vendin, jo vetëm për goditjen dhe eleminimin e problemeve por edhe për zbulimin e prapavijave.
Qarkullon ideja që me 2000 euro sigurohet një pajisje që mund të komandosh një shpërthimin me telekomandë apo telefon. Këto vijnë nga Mali i Zi apo shtet tjetër.
Siç dihen shqiptarët që vunë tritol në shtyllën e lartë në Mamurras, por që sektori përkatës i piolicisë atje i bën sehir.
Kjo është e lidhur me vullnetin e organeve të shtetit. Nëse do të ketë mobilizim e shpresoj të ketë, se është situatë e rëndësishme, shpejt do të qetësohet”.
Sipas tij, problemi është i gjithë institucioneve.
“Nëse policia është dy hapa prapa, prokuroria një hap prapa. Nuk them të dënoj njerëz pa prova, por joshen nga krimi për pak gjë”.
 
 
"SITUATA NË DREJTËSI PËR TË VENË ALARMIN"
Është një situatë në sistemin e dejtësisë, për të cilën duhet vënë alarmi. Është vënë dhe është në objektin e kësaj mazhorance, me qëllim që edhe gjyqësori të eci hap pas hapi edhe të bëhet pjesë e luftës kundër krimit për këtë periudhë, e këtij lloj krimi që ka krijuar panik te njerëzit dhe e çdo lloj krimi tjetër, veçanërisht e krimit të sofistikuar”, përfundoi Braho.

 
“MBLEDHJA E DJESHME E KOMISIONIT TË SIGURISË, ME KËRKESË TË OPOZITËS. ATA MERREN ME HISTORI PA VLERË”
Së fundi, i pyetur për sherrin e djeshëm të nisur nga Flamur Noka, në mbledhjen e Komisonit të Sigurisë, ku po raportonte ministri i brendshëm, Saimir Tahiri, deputeti Braho u shpreh:“Për fat të keq nuk është se cenoj as rendin e ditës, as sigurinë e mbedhjes. Mbledhja u bë me kërkesë të opozitës për të respektuar të drejtën e opozitës, por erdhën të papërgatitur dhe merren me historira pa ndonjë vlerë dhe që ai që hapi i pari sherin ishte Flamur Noka. Ai që ndërhyri për të shuar këtë sherr isha unë dhe anëtarë të tjerë të komisionit. Nuk arritëm në përleshje fizike, pati tentavi por prezenca e punonjësve të gardës e ndaloi këtë.  Është fenomenen negativ. Do t’i kërkoia z. Noka dhe Pjerin të jenë më të kufizuar, të përmbajtur. Janë të dy deputetë. Por fare mirë mund të bëj daklllimin midis shkaktarit dhe pasojës”.
 
Redaksia Online
(ac/bg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur