Braho: Së shpejti veprime
konkrete ndaj SHISH-it

TIRANE- Visho Ajazi Lika nuk mund të qëndrojë gjatë në krye të SHISH nëse nuk pajiset sa më parë me certifikatë sigurie. Këtë deklaratë e bëri kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho në një prononcim për mediat nga ku theksoi se çështja e certifikatës së kreut të SHISH është një problem tepër i madh, pasi ai ligjërisht nuk mund të bëjë detyrën në të cilën është vendosur dhe për rrjedhojë ai nuk mund të rrijë gjatë në pozicionin që ka aktualisht. “Po, është e vërtetë, është depozituar. Ne kemi pezulluar vënien në lëvizje.

Ka një handikap që kryetari i SHISH sot është i pacertifikuar, nuk mund të ushtrojë funksionet e tij normale sepse që të ushtrojë funksionet e tij normale, duhet të japë dhe të marrë informacion të klasifikuar sekret. Atij i mungon certifikata, duhet të presë dhe të vihet në funksion të detyrave të tij vetëm në periudhën që ai do të certifikohet. Jemi dhe ne në pritje të kapërcimit të kësaj pengese, por në qoftë se do të vonojë, ne do të veprojmë shumë shpejt ”,- theksoi kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.
 
Grupi i Kontrollit
 Krahas kësaj, Braho theksoi se grupi i kontrollit për të hetuar veprimtarinë e Shërbimit Informativ Kombëtar do të vijojë nga puna pasi kontrolli i veprimtarisë së SHISH është një problem serioz. Në këtë mënyrë, duket se kreu i Komisionit të Sigurisë, ka miratuar kërkesën e depozituar nga deputeti Pirro Lutaj për të kontrolluar veprimtarinë e SHISH pas ankesave të depozituara. “Është e padiskutueshme që Komisioni i Sigurisë do të bëjë një grup pune për të verifikuar ato ankesa apo atë problematikë, e cila duhet verifikuar”,- tha Braho. Por pas firmosjes së kreu të Komisionit të Sigurisë, hapet rruga që deputetët të shkojnë dhe të kontrollojnë veprimtarinë e ushtruar nga SHISH.

Sipas kërkesës së depozituar nga Lutaj, grupi i kontrollit do të përbehet nga 5 deputetë, tre të mazhorancës dhe dy të opozitës. Puna e këtij grupi pritet që të fillojë pas disa ditësh, pasi mazhoranca do të presë edhe pak kohë që të konstatojë nëse Ajazi është pajisur me certifikatë apo jo. Në rast të kundërt, krahas hetimit nga deputetët, pritet që të bëhet edhe një lëvizje nga qeveria përsa i përket kreut të SHISH, ku sipas të gjitha gjasave, kjo do të hapë edhe një debat tjetër ndërmjet palëve, ku opozita do të akuzojë për kapjen e shtetit, ndërsa mazhoranca për mosfunksionim të institucionit të inteligjencës në vend.

Kreu i Komisionit të Sigurisë theksoi gjithashtu se edhe puna e prokurorisë nuk është në ritme të kënaqshme. Në prononcimin për mediat, Braho theksoi se qeveria duhet të shtojë fondet për prokurorinë, pasi në të gjithë vendin duhet të shtohet një numër prej 10 deri në 20 prokuror.
 
Shkrimi u publikua sot (20.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)