Pas tre orësh e gjysmë raportim në Komisionin e Nisma Qytetare, Klodian Braho iu tha ligjvënësve se fakti që SPAK është i papëlqyeshëm nga dy kahet e politikës, tregon se institucioni është në rrugën e duhur. Deklarata e Brahos erdhi pas disa pyetjeve të opozitës se çfarë garancish jep kreu i SPAK që kryeministri Edi Rama nuk është mbi ligjin.
Erald Kapri: Besueshmëria ishte në kulm, sa kohë ju çuat në ndjekje penale 3 dosje të mëdha, Veliaj, Balluku dhe AKSH-in. E kuptoj presion e madh që ka institucioni juaj. Pak kohë më parë morëm vesh që dumani kërkoi mbrojtje shtesë, dhe ju sapo deklaruar që deklaratat e kryeministri i shihni dhe me një shqetësim sepse bota e krimit mund të marrë guxim dhe të sulmojë prokurorët. Kryeministri ka thënë që keni dalë nga shinat, çorbë qensh, minjsh madje edhe republikë prokurorësh. Nuk kemi parë një veprim ndaj kryeministrit, çfarë garancish jepni ju që kryeministri nuk mund të jetë mbi ligjin.
Klodian Braho: Deklaratat politike, janë retorikë politike. Më vjen mirë ndonjëherë që SPAK-u është i papëlqyeshëm nga të dy krahët politikë, se kjo tregon që institucioni është në rrugën e duhur, ju falënderoj për këtë. Nuk janë vendime që merren në bazë të pritshmërive, por janë vendime që merren për shkak të nevojave të hetimit. Është prokurori i zoti i çështjes. Unë i qëndroj asaj që thashë, për SPAK janë të gjithë të barabartë. Sfida është prova. Por askush nuk është imun ndaj hetimit, në rastet kur ka prova se mund të ketë kryer vepër penale.
Lajmi kryesor:
Kërkesë e re për arrestimin e Ballukut? Braho: Po hetojmë, do kemi vendimmarrje! PD akuza për krimin zgjedhor, kreu i SPAK: Vendosim mbi prova









