Vetëm 6 kilometra nga Ballshi, shtrihet fshati i bukur i Drenovës. Edhe pse me një pozitë të favorshme gjeografike, mes kodrave me ullinj, drenovarët e kanë braktisur fshatin. Në rrugë gjejmë veç të moshuar, ndërsa fëmijët e paktë të fshatit e zhvillojnë mësimin në qytetin e Ballshit.
“Fshati është boshatisur krejt, ata që duan të punojnë s’kanë ku punojnë. Këtu në Drenovë-Fushë s’ka fëmijë, ata që kanë mbetur e bëjnë shkollën në Ballsh”, tha një banor.
Mungesa e punësimit është shkaku kryesor i emigrimit, sidomos pas mbylljes së uzinës së naftës në Ballsh.
“Që kur u mbyll uzina, ata që punonin në uzinë ikën jashtë. Tokën nuk e punojmë se s’ka treg për shitjen e produkteve. Unë nuk largohem se jam 60 vjeç ku do vete, kam një djalë jashtë vendit, kam dhe dy vajza të martuara. E kemi të vështirë jetën. Këtu kanë qenë 800 shtëpi, tani kanë mbetur rreth 50-60 për qind. Fshati po braktiset sepse nuk përballohet jetesa”, u shpreh një tjetër banor.
Të moshuarit kanë mbetur vetëm, ullinjtë nuk po i vjelin pasi vaji ka mbetur stok.
“Ullinjtë i kemi por vaji ka mbetur pa shitur. Uzina u prish, ku ka mundësi punësimi tjetër, janë dy fasoneri në Ballsh por dhe ato sa punëtorë do marrin?!. Edhe për të mbjellë tokën duhen para, për të blerë plehun, farat... Ne që jemi me pension mbahemi me atë pak pension që kemi”, shprehet një i moshuar.
“Unë marr 140 mijë lek pension, kam punuar 38 vite në STM. Unë fëmijët i kam në Greqi e Itali, ca do bëjnë këtu s’ka punë”.
Po ju keni ullinj?
“Ullinjtë i kemi prerë këtë vit, çfarë do i bëjmë se vaji nuk shitet. Edhe një uzinë që patëm u prish, kështu është muhabeti vetem të moshuar ka këtu”, shton ai.
Nga 3 mijë banorë që kanë jetuar në Drenovë deri para një dekade, sot kanë mbetur gjysma e tyre.
SI.E./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 920
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Kandidatja’ e Bashës fut në sherr PD me Koalicionin Euroatlantik! Demokratja: Më futën emrin në lista pa leje! Baçi: Hiqni dorë nga këto veprime të turpshme! Misiraj: E ngatërron
13 Mars, 10:17
-
Aksident në Fier- Libofshë/ Motori përplaset me makinën, një i plagosur
13 Mars, 09:02
-
Kaosi në PD/ U caktua në listën e hapur në Fier, tërhiqet Ori Nebiaj, ironia e deputetes: Ua lë vendin të rinjve!
12 Mars, 22:01
-
'Primaret, një farsë'/Demokratët e Fierit letër Berishës: Përzgjedhje klanore
12 Mars, 18:35
-
EMRAT e PD në listën e mbyllur në qarkun e Durrësit dhe Fierit! Anëtari i Kryesisë-Berishës: Më keq se në se 2013 dhe 2021
12 Mars, 17:37
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë për kanabisin mjekësor dhe industrial, do të ketë 10 zona dhe 138 parcela në të gjithë vendin (LISTA)
12 Mars, 15:16
-
Fier/ Shpërndante hashash, ‘Pritja’ prangos 28-vjeçarin pas një muaji ndjekjeje dhe përgjimi (EMRI)
11 Mars, 10:19
-
U dënua për dosjen 'Babale'/ Po kërkon lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë shqyrton nesër rekursin e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji
10 Mars, 13:44
-
Në Siqecën turistike gjen vetëm të moshuar, dikur në fshatin e Patosit ishin 150 familje sot janë 30! Banorët me sytë nga turizmi
9 Mars, 10:15
-
Aksident në aksin Fier-Patos, 2 mjete përplasen me njëra- tjetrën, policia në vendngjarje
8 Mars, 16:04
-
Ushtria ‘zbarkon’ në Fier, prezantohet logjistika, të rinjtë ftohen të bëhen pjesë e Forcave të Armatosura
7 Mars, 17:48
-
Personazh/ Shkëlqim Ruçaj, mësuesi që nuk 'njeh' moshën e pensionit! Pas gjysmë shekulli në arsim, shkruan libra e konsulton nxënësit
7 Mars, 16:54
qeveria te beje nje rafineri te re ne ballsh...qe te rinjte te qendrojne ketu....c'na gjeti....te largohet rinia eshte turp...
PërgjigjuKjo eshte dhurata e Rames per banoret e Ballshit .Nji uzine qe zgjithe shume halle e coi per skrape se kjo u leverdise me shume ketyre plerave politikane.
PërgjigjuMos u shqetesoni se po i merr masat qeveria. Shume shpejt do ta zgjidhe kete pune, duke ua marre pronat e ullishtat dhe dhene me 'koncension' oborrit oligarkik te mbretit mafioz Rama. Pa merak.
Përgjigju