Braktisi shërbimin e provës dhe iku në Gjermani, 30-vjeçarit nga Gramshi i rikthehet përsëri dënimi me 4 vjet burgim

Braktisi shërbimin e provës dhe iku në Gjermani, 30-vjeçarit nga Gramshi i rikthehet përsëri dënimi me 4 vjet burgim

Foto ilustruese

GRAMSH-  30-vjeçari Klevis Agolli u vu nën pranga në momentin e mbërritjes në Rinas, i kthyer deportiv nga Policia gjermane.

Klevis Agolli, ishte dënuar me vendimin e datës 26.07.2015 nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan, me 4 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Për këtë vepër penale, 30-vjeçari ishte lënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan në shërbim provë.

I riu nuk ka përmbushi detyrimin e caktuar dhe u largua për në Gjermani, për pasojë Gjykata ka revokuar vendimin për shërbimin provë dhe ka ricaktuar dënimin me 4 vjet burgim.

Gjithashtu mësohet se 30-vjeçari ka kryer një vjedhje në Gjermani, për të cilën ka vuajtur dënimin atje sipas përcaktimeve të Kodit Penal gjerman.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve