Braktisi studimet si laborant dentar për të shitur drogë në Angli, 23 vjeçari shqiptar dënohet me 1 vit burg! Dëshmia e tij: Kisha borxhe për të shlyer

Braktisi studimet si laborant dentar për të shitur drogë në Angli, 23 vjeçari shqiptar dënohet me 1 vit burg! Dëshmia e tij: Kisha borxhe për të shlyer

Foto ilustruese

Renaldo Shyti, një 23 vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muja burg nga gjykata britanike në Ipswich. I riu u kap duke transportuar lëndë narkotike. Arrestimi i tij u bë i mundur në tetor të këtij viti kur oficerët kontrolluan makinën dhe i gjetën kokainë të fshehur në anën e derës së shoferit.

Sipas prokurorëve, droga e ndarë në doza shitej nga 40 deri në 800 paund. Në dëshminë e tij për policinë, i riu shqiptar tha se gjërat që i ishin gjetur nuk ishin të tij dhe se dikush e kishte detyruar ta bënte veprimin e paligjshëm.

“Gjërat nuk janë të miat. Dikush më detyroi ta bëja këtë”-mësohet të ketë deklaruar 23 vjeçari.

Kur telefoni i tij u kontrollua, u zbulua se përmbante kodet postare të vendeve ku ai do të dërgonte drogën. Gjatë dëshmisë për policinë ai tha se kishte qenë i pastrehë dhe i ishte kërkuar të dorëzonte drogë në Ipswich pasi kishte një borxh prej 5,000 paundësh për të shlyer.

Mediat e huaja bëjnë me dije se përpara se të vinte ilegalisht në Britaninë e Madhe, në gusht të vitit të kaluar, Shyti kishte studiuar për degën laborant dentar në Shqipëri dhe tani ai dëshironte t'i kthehej jetës së tij atje.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës