Prej ditësh flakët që kanë përfshirë Vlorën, në zonën e Karaburunit vijojnë të jenë aktive, madje rrezikojnë edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka reguar në lidhje me këtë ngjarje duke publikuar një video nga flakët që kanë përfshirë zonën e Karaburunit. Brataj ngre pyetje se përse jemi e disa fundërrinave të shoqërisë ndërkohë apelon që të merren masa për të vënë në pranga këta kriminelë, siç i cilëson ai, që dyshohen se mund të kenë vënë zjarrin.
"Një dron për këta kriminelë nuk ka që të kapen? Sapo u hap Bay-Passi i Vlorës dhe Kaninës! Po çfarë mund t'i thuash kësaj masakre që po i bëhet Llogorasë dhe Karaburunit? Pse jemi peng e disa fundërrinave të shoqërisë?! Edhe sa kohë do të jemi peng e asaj pjesë të shoqërisë që ka ngelur primitive? Si mund të digjet një park kombëtar për të bërë kullota", shkruan Brata.