Nga ndeshja Japoni - Greqi
TIRANË, 20 Qershor/ATSH-Gjergji Mima/ -Japonia dhe Greqia kanë barazuar me rezultatin 0-0 në takimin e dytë të vlefshëm për grupin C, në kampionatin botëror "Brazil 2014".
Skuadra japoneze, megjithëse ka luajtuar me një lojtar më shumë se rivalët për mbi 50 minuta, nuk ka mundur dot të marrë 3 pikët në këtë takim. Kapitetin i skuadrës, greke, Katsouranis ka dalë me karton të kuq në fundin e pjesës së parë, pas dy kartonave të verdhë.
Japonia ka qenë më kërkuese gjatë gjithë takimit, por lojtarët aziatikë nuk kanë mundur dot të thyejnë mbrojtjen e Greqisë.
Pas këtij barazimi Japonia dhe Greqia kanë arritur të fitojnë pikën e parë në grupin C, pas hmbjeve në takimet e para. Grupi C kryesohet nga Kolumbia me 6 pikë dhe më pas vjen Bregu i Fildishtë me 3 pikë.  Në takimet e ardhshme, Greqia do të luajë me Bregun e Fildishtë, ndërsa Japonia me krysuesit e Kolumbisë.