"Brazil 2014", Meta e Basha
aleatë në futboll, kundër Ramës

aleatë në futboll, kundër Ramës">
TIRANE - Politikanët shqiptarë duket se do të bashkohen dhe do të ndahen njëkohësisht në kampionatin botëror të futbollit “Brazil 2014”. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha këtë muaj do të jenë të bashkuar në një pikë, atë të tifos ndaj Holandës dhe do të jenë kundërshtar me kryeministrin Edi Rama, i cili është një tifoz i Italisë. Gazeta “Shqiptarja. com” ka publikuar listën e disa prej politikanëve më në zë në Shqipëri, të cilët këtë muaj do të jenë të ndarë jo vetëm për çështjet politike, por edhe për çështje tifozllëku. Në bazë të listës dallohen dy grupime kryesore, ai pro Italisë dhe ai pro Gjermanisë. Listën e kryesojnë deputetët që mbështesin ekipin e Italisë, i cili përbëhet nga 13 politikanë, ku ndër to është edhe ish-kryeministri Fatos Nano. Por, ajo që bie në sy është se të paktën për një muaj, Topalli dhe Rama janë në një mendje përsa i përket futbollit, pasi që të dy janë tifoz të Italisë. Grupi tjetër, ai pro Gjerman përbëhet nga politikan të cilit në modelin e tyre janë disi më të moderuar. Konkretisht Paloka dhe Balla këtë here janë në një grupim përsa i përket futbolli pasi janë që të dy tifozë të Gjermanisë.
 
HOLANDEZËT

Në grupimin tjetër më të vogël, ai pro holandez përbëhet nga Meta-Basha ku të dy mbështesin këtë ekip në “Brazil 2014”. Krahas kësaj, edhe bashkëshortja e kreu të Kuvendit, Monika Kryemadhi, është në të njëjta bindje Metën ku që të dy bëjnë tifozllëk për Holandën. Mbështetja e Metës ndaj Holandës ka më shumë se 20 vjet që ka filluar, por enigmatike mbetet ajo e Bashës, e cila supozohet se ka filluar në kohën kur ky i fundit ka jetuar në Holandë, periudhë në të cilën ka bërë edhe studimet. Jo më të paktë në numër janë edhe politikanët pro anglez. Ky grup përbëhet nga dy ministra, Erjon Veliaj dhe Klajda Gjosha, si edhe nga dy deputet të PD-së, Bylykbashi dhe Shehi. 
 

rama meta basha brazil 2014

Berisha nuk ka ekip të preferuar, tifoz me atë që fiton

Ish-kryeministri Berisha vijon të mos bëj tifozllëk për asnjë skuadër futbolli. Edhe këtë botëror ai do të vijojë me modulin e vjetër të tifozllëkut që mbështet vetëm ekipin fitues. Pavarësisht se në garë janë 32 skuadra futbolli, ai do të bëj tifo vetëm për ekipin, i cili do të arrijë të ngrejë kupën e botës, pra ekipi që ai simpatizon do të dalë pas finales. Krahas kësaj, në daljet e tij të mëparshme në media ka lënë të kuptohet që simpatizon ekipin francez, mbase se edhe në këtë vend ai ka kryer specializimet, në kohën e komunizmit në Shqipëri. Gjithsesi, ai mbetet besnik ndaj parimit të tij në futboll, se është tifoz vetëm me ekipin që do të arrijë që të triumfojë në garë një mujore në Brazil 2014.
 
Vasili i vetmi politikan që bën tifo për Brazilit
Kryetari i grupit parlamentar të Lwvizjes Socialiste pwr Integrim është i vetmi politikan që është tifoz i Brazilit. Pavarësisht se kampionati botëror i futbollit këtë herë zhvillohet në Brazil, Vasili është i vetmi ndër politikanët që është i pasionuar pas lojës së vendit mikpritës. Kjo pasi nga lista e politikanëve të publikuar, ai është i vetmi që bën tifo për “Selecao-n”. Një pjesë tjetër e politikanëve shqiptar pëlqen një modul lojë që është disi i përafërt më stilin brazilian, ai spanjoll. Konkretisht ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, deputeti i PS-së, Namik Dokle dhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe janë të apasionuar pas lojës së kampionëve në fuqi ndaj edhe këtë muaj do të bëjnë tifo për Spanjën.

tifozet politikane


*Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç