Nga ndeshja Nigeri - Bosnje
TIRANË, 21 Qershor/ATSH-Gjergji Mima/ -Bosnje Hercegovina është mposhtur 1-0 nga Nigeria, duke e mbyllur kështu Kampionatin Botëror që në fazën e grupeve.
Pjesa e parë ishte mjaft interesante, me të dyja skuadrat që kishin raste për të shënuar, por vetëm një shans u konkretizua gjatë kësaj pjese.
Emenike sulmoi nga e djathta dhe arriti të dërgonte një pasim drejt Peter Odemwingie, i cili realizoi nën këmbët e Begovic (29').
Në pjesën e dytë, afrikanët vazhduan të ishin të rrezikshëm, ndërsa skuadra evropiane nuk ishte në gjendje që të arrinte deri te goli.
Në këtë mënyrë, Nigeria e fitoi ndeshjen me golin e shënuar në pjesën e parë mori tri pikë.
Nga ndeshja Nigeri - Bosnje
Pas dy ndeshjesh, nigerianët kanë grumbulluar katër pikë dhe gjenden në vend të dytë në tabelë, pas Argjentinës me 6 pikë. Nigerisë u duhet vetëm një barazim në ndeshjen e fundit kundër Argjentinës që të jenë të sigurt për kualifikim.
Nga ana tjetër, me këtë humbje, Bosnje e Hercegovina humb mundësitë edhe matematikisht për kualifikim fazën tjetër. Ndeshja e tretë kundër Iranit, do të jetë e fundit për këtë përfaqësuese në 'Brazili 2014'.
/Shqiptarja.com