Brazil 2014, sot bashkë me 
Shqiptarja.com, 1 kalendar falas

Brazil 2014, sot bashkë me <br />Shqiptarja.com, 1 kalendar falas
Në prag të etheve të Kampionatit Botëror, Shqiptarja.com vjen më pranë tifozëve shqiptarë. Në numrin e sotëm të gazetës të përditshme Shqiptarja.com (print) lezuesit tanë do të kenë falas dhe një kalendar të Kampionatit Botëror, Brazil 2014.
 
Kalendari ka një mori informacionesh, duke filluar nga ndarjet në grupe, oraret dhe ditët kur do të zbresin në fushën e blertë skudrat për përballjet e tyre, informacione për 12 stadiumet ku do të zhvillohen “përplasjet”, historia e Botërorit që nga i pari i zhvilluar në Uruguaj në 1930 e deri tek ai i fundit, i Afrikës së Jugut në vitin 2010.
 
Informacionet nuk do të mungojë as për kombëtaret e as gjyqtarët që kanë marrë besimin për të gjykuar ndeshjet.
 
Gjithashtu një pjesë e rëndësishme është dhe argëtimi, ku ju vet mud të shënoni rezultatet e ndeshjeve që nga grupet e deri tek filanja e madhe e 13 korrikut.
 
Ju mbetet vetëm të keni fat!
 
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së