Brazil, 9 mijë ushtarë zbarkojnë në
Rio de Janeiro për karnavaleve

Brazil, 9 mijë ushtarë zbarkojnë në<br />Rio de Janeiro për karnavaleve
BRAZIL-Rreth 9 mijë forca ushtarake do të vendosen në Rio de Janeiro gjatë festimeve të karnavaleve.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, trupa të ushtrisë dhe marinës do të patrullojnë lagjet e famshme të Ipanema-s dhe Copacabana-s.

Operacioni i cili do të zhvillohet për të garantuar sigurinë e qindra mijërave persona të cilët marrin pjesë në karnavale, raportohet të jetë i ngjashëm me atë që u zhvillua gjatë lojërave olimpike të 2016-tës, të zhvilluara në Rio.

Ndërkohë gjatë këtij muaji njësi ushtarake janë vendosur edhe në shtetin e Espirito Santo, i cili u përfshi nga dhuna pas protestave të forcave të policisë.

Protestat e dhunshme zgjatën 10 ditë dhe si pasojë e dhunës së shkaktuar 130 persona humbën jetën.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri