Gjykata e Lartë në Brazil ka autorizuar një hetim të ri korrupsioni ndaj presidentit Michel Temer.
Menjëher pas kësaj, Presidenti brazilian ka akuzuar gjyqësorin, se po përdor akuzat për korrupsion, për t’i shkatërruar reputacionin.
Presidenti, si dhjetëra politikanë të tjerë brazilianë, tashmë është i implikuar në operacionin që njihet si Operacioni 'Car Ëash', që ka të bëjë me përfshirjen e ryshfetit në nivelin më të lartë makinave, ndonëse ai ka mohuar të gjitha akuzat për korrupsion.
Ndër personat e përfshirë në hetimin tre-vjeçar, janë edhe dy ish-presidentë.
Në një deklaratë zyra e Temer goditi ata që hetonin korrupsionin e supozuar.
"Ne kemi arritur pikën ku ata përpiqen të dënojnë njerëzit pa i dëgjuar më parë, pa përfunduar hetimin, pa zbuluar të vërtetën, pa verifikuar ekzistencën e provës reale. Të drejtat individuale janë shkelur çdo ditë, pa reagimin më të vogël", tha zyra e Temer.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com