BRAZIL - Ajo që duhet të ishte një ndeshje normale futbolli në Brazil është kthyer në një tragjedi të paprecedentë, ku një lojtar dhe arbitri i ndeshjes u vranë. Incidenti ndodhi në një ndeshje të një lige amatore në qytetin Pius XII në Maranhao. Gjithçka nisi kur gjyqtari Octavio Jordan Silva ndëshkoi me kartonin e kuq futbollistin, Josenir dos Santos Abreu.

Ky i fundit, në vend që të dilte nga loja,  sulmoi fizikisht arbitrin. Ky i fundit kishte edhe një thikë me vete, të cilën nuk ngurroi ta përdorte, duke e plagosur rëndë futbollistin. Ky i fundit u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Tifozët që ishin të pranishëm arritën të kapnin arbitrin e ndeshjes, duke e marrë peng. Kur mësuan lajmin se futbollisti humbi jetën në spital, tifozët e torturuan arbitrin deri në vdekje, duke i prerë kokën dhe gjymtyrët. 

Policia ka identifikuar tre persona përgjegjës për vrasjen e arbitrit dhe tashmë kanë nisur operacionet për kapjen e tyre. Brazili vitin e ardhshëm pritet të organizojë Kupën e Botës 2014, në një kohë kur vendi zien nga trazirat sociale dhe protestat e dhunshme antiqeveritare.

Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)