Brazil, arrestohet i shumë kërkuari
i mafias kalabreze

Brazil, arrestohet i shumë kërkuari<br />i mafias kalabreze
Një anëtar i rëndësishëm i mafias kalabreze, me mandat arresti ndërkombëtarë nga Interpol, është arrestuar sot në Brazil nga policia federale braziliane.

Vincenzo Macri, u arrestua në aeroportin ndërkombëtarë të Guarulhos pranë San Paolos, në juglindje të Brazilit.

Sipas policisë braziliane, Macri përdorte një pasaportë të rreme me emrin Angelo di Giacomo, dhe aktualisht ndodhet në selinë e policisë federale në San
Paulo dhe do të ekstradohet drejt Italisë, ku është në kërkim për trafik droge.

Sipas të dhënave të policisë braziliane, Vincenzo Macri është djali i Antonio Macri, shefi historik i ‘Ndranghetas’, organizatë mafioze kalabreze, në jug të Italisë i cili vdiq në vitin 1975.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara

Mero Baze: Përse Berishën nuk e ndihmojnë dot këta që po tërheq nga gara