Brazil, i arratisuri nga burgu sfidon
policinë, poston foto në Facebook

Brazil, i arratisuri nga burgu sfidon<br />policinë, poston foto në Facebook

Një prej të burgosurve të cilët arritën të arratiseshin ditën e djeshme nga një burg në Brazil, duket sikur ka vendosur të sfidojë policinë pasi është duke postuar foto të tij gjatë arratisjes në rrjetin social Facebook.

Sipas policisë, i burgosuri është identifikuar si Brayan Bremen, i cili ishte dënuar për grabitje.

i arratisuri
(Bryan Bremen dhe një prej të arratisurve të tjerë nga burgu i Manaus)

Në fotot e postuara nga Bremen, shfaqen shumë të burgosur të tjerë, ku disa prej tyre janë arrestuar dhe rikthyer në burg nga policia.
i arratisuri
(Brayam Bremen dhe disa nga të burgosurit e tjerë që arritën të arratisen nga burgu i Manaus)

Ditën e djeshme në burgun  e qytetit të Manaus, pati përplasje midis dy grupe të burgosurish dhe si pasoj e këtyre përplasjesh humbën jetën të paktën 60 të burgosur dhe arrtin të arratiseshin 184 të burgosur.

Deri në këto momente policia e Brazilit ka mundur të arrestojë 40 prej të arratisurve ndërkohë  që 144 të arratisur të tjerë janë të lirë.

Ndërkohë shumë përdorues të rrjetit social Facebook, kanë postuar foto të përpunuara të të arratisurve duke i shndërruar ato në postera filmash.

posterat e filmve te te burgosurve
(Një prej fotove të pwrpunuara të postuar në Facebook nga përdoruesot e rrjetit social)
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf