Brazil, konfiskohet makineria që
paketonte 150 mije pako kokainë

Brazil, konfiskohet makineria që<br />paketonte 150 mije pako kokainë
Gjatë një operacioni nga Policia brazilianë në Sao Paolo u konfiskua një makineri e sofistikuar, e cila mund të paketojë deri në 150 mijë pako kokainë në ditë.

Tre persona u arrestuan për këtë ngjarje dhe në vendin ku mbahej makineria u gjetën 10 kg kokainë.

Sipas deklaratave të dhëna, makina ishte fshehur aq mirë në një lagje të Sao Paolo, sa edhe fqinjët nuk kishin arritur të shikonin asgjë, e as ishin në dijeni se kaq pranë tyre të ishte diçka e tillë.

Një nga policët e ka quajtur si fabrikë paketimi këtë makineri, duke shtuar se 150 mijë pako në një ditë është çmenduri.

Karteli i drogës është shumë i fuqishëm në Brazil dhe sa shikohet edhe nga ky sekuestrim duket se ka ecur shumë përpara edhe në teknologji pasi i kanë hyrë punës edhe në investime industriale.

Në videon e mëposhtme mund të shihni se si makineria e merr kokainën, e vendos në qese të vogla dhe më pas e ndan secilën në dozat  përshtatshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin

Diola Dosti flet për udhëtimin më të veçantë me partnerin