Ish presidenti i Brazilit Luiz Ignacio da Silva është shprehur i gatshëm “nëse është e nevojshme” të kandidoj për zgjedhjet presidenciale në 2018-n. Edhe pse sondazhet e nxjerrin në rënie ish presidenti tashmë 71 vjeç, ka shpjeguar “se ndihet si një 30-vjeçar që synon të bëhet president i Republikës”.