Brazil, mijëra persona në protestë
kundër dhunës brenda familjes

Brazil, mijëra persona në protestë<br />kundër dhunës brenda familjes
Disa mijëra persona kanë marrë pjesë në protestën e zhvilluar në qytetin e Campuanus, në Brazil, kundër dhunës brenda familjes.

Si shkak i organizimit të protestës shërbeu rasti i fundit i dhunës në familje, ku gjatë natës së ndërrimit të viteve, një burrë i armatosur vrau bashkëshorten e tij, djalin e tyre tetëvjeçarë dhe 10 persona të tjerë të cilët ishin të pranishëm. Burri pas kryerjes së këtij akti vrau edhe veten.

Nga të shtënat me armë në natën e ndërrimit të viteve në qytetin e Campuanus, prej të cilave gjetëm vdekjen 12 persona, janë plagosur edhe tre të tjerë.

Gjatë viteve të fundit dhuna në Brazil ka shënuar shifra të larta dhe tashmë shumë qytete të vendit kanë filluar të bëhen të njohura për rastet e shumta të
dhunës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf