BRAZIL - Braziliani Inri Cristo beson se është rimishërimi i Jezu Krishtit. Përveç tij, edhe disa femra e besojnë këtë gjë. Inri Cristo ka lindur në 22 mars të vitit 1948 dhe është filizof brazilian.
Ai e ka bërë të ditur besimin e tij në shumë media braziliane, çka është bërë dhe i njohur. Që në fëmijëri, ai pretendonte se dëgjonte një "zë të fuqishëm" brenda kokës.
Bazuar në zërin që dëgjonte në kokë ai u largua nga shtëpia e tij në moshën 13-vjeçare për të jetuar i pavarur nga familja e tij.
Inri Cristo ka punuar si shitës frutash, shitës djathi, kamarier gjatë adoleshencës.

Inri ka përhapur mesazhin e tij në 27 vende të botës, pra mesazhin se ai është rimishërimi i Jezu Krishtit. Në vitin 1980 ai u dëbua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Venezuela dhe Britania.
Franca e strehoi atë për nëntë muaj dhe e cilësoi duke thënë: "Krishti është kthyer në Tokë". Në vitin 1982 ai u rikthye në Brazil. Më vonë, ai krijoi edhe atë që e quan Mbretëria e Perëndisë në Tokë.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com