ROMË - Papa Françesku ka shpjeguar sensin e udhëtimit të tij në Brazil, duke folur edhe jashtë programit. Në një takim shumë intensiv me seminaristë të Rio de Janeiro-s, ai ka thënë: "Do doja që Kisha të zbriste në rrugë, dua që t’i ikim komoditetit, mondanitetit, të mos jemi të mbyllur në vetvete!", transmeton 'Radio Vaticani', të cilit i referohet TM News. "Ndihem pak në kafaz, do të doja të isha më pranë, por për arsye të detyrës nuk mundem...", ka shtuar papa Bergoglio
"Do të doja të trokisja në çdo portë, të thoja 'mirëdita', të kërkoja një gotë me ujë të frskët, të merrja një kafe, të flisja si me miq shtëpie, të dëgjoja zemrën e secilit, të prindërve, fëmijëve, gjyshërve. Por Brazili është kaq i madh! Nuk është e mundur të trokasësh në të gjithë dyert. Zgjodha të jem këtu në komunitetin tuaj, që paraqet gjithë rrethet e Brazilit".
"Populli brazilian, veçanërisht njerëzit më të thjeshtë mund t’i ofrojnë botës një leksion të çmuar solidariteti, një fjalë shpesh e harruar dhe heshtur kjo, sepse jokomode. Do doja të bëja apel atij që zotëron më tepër burime, autoriteteve publike dhe gjithë njerëzve me vullnet të mirë, të impenjuar për drejtësi sociale: mos u lodhni së punuari për një botë më të drejtë dhe më solidare! Asnjë nuk mund të mbetet i pandjeshëm nga pabarazitë që janë ende në botë! Secili, sipas mundësive të tij dhe përgjegjësive të tij të dijë të ofrojë kontributin e tij për t’i dhënë fund shumë padrejtësive sociale', këshilloi papa.
"Nuk është kultura e egoizmit, e individualizmit, që shpesh rregullon shoqërinë tonë, ajo që ndërton dhe sjell një botë më të banueshme, por kultura e solidaritetit; të shohësh tek tjetri jo një konkurrent apo numër, por një vëlla”.
"Ju të rinj keni një ndjeshmëri të veçantë ndaj padrejtësive, por shpesh jeni të zhgënjyer nga fakte, që flasin për korrupsion, nga njerëz që në vend të kërkojnë të mirën kërkojnë vetëm interesin e tyre. Edhe juve ju them dhe e përsëris: Mos u shkurajoni kurrë, mos e humbin besimin, mos lini të shuhet shpresa. Realiteti mund të ndryshohet. Njeriu mund të ndryshojë. Përpiquni ju të parët, që të sillni të mirën, mos u mësoni me të keqen, por fitojeni atë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com