Brazil, përplasje mes bandave në
burgun e Manaus, 4 të vdeku

Brazil, përplasje mes bandave në<br />burgun e Manaus, 4 të vdeku
Katër të burgosur kanë humbur jetën në burgun e Manaus në Brazil pas një përplasjeje mes bandash rivalesh.

Gjatë javës së kaluar në këtë burg humbën jetën 56 persona si pasojë e përplasjeve mes të burgosurve që bëjnë pjesë në banda rivale të trafikut të drogës.

Autoritetet e Brazilit shpreh se dhuna në burgje është pjesë e luftës për tregtinë e drogës dhe për marrjen nën kontroll të territoreve që bandat kanë nëpër qytetet ku operojnë.

Dhuna nëpër burgjet e Brazilit është shumë e përhapur. Vetëm gjatë javës së kaluar në burgjet  e dy qyteteve pati 89 viktima, ku 56 ishin në burgun e Manaus dhe 33 të vrarë të tjerë ishin në burgun e shtetit fqinj Roraima, ditën e premte.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf