BRASILIA - Më shumë se 200 mijë njerëz marshuan nëpër rrugët e qyteteve të mëdha, të Brazilit të cilët protestojnë kundër rritjes së shpenzimeve çmimeve të trasportit publik për Kupën e Botës 2014.
Demonstratat më të mëdha u shënuan në Rio de Janeiro, ku më shumë se 100 mijë njerëz u bashkuan në një marshim kryesisht paqësore. Ndërsa në kryeqytetin Brasilia, njerëzit arritën të ngjiteshin në çatinë e ndërtesës së Kongresit Kombëtar.
Protestat janë më të mëdha që janë shënuar në Brazil në 20 vitet e fundit. Protestuesit kërkojnë udhëtimin me çmimin e mëparshëm në autobusa dhe metro dhe kanë nisur të kërkojnë edhe reforma sociale dhe financiare. Ata mendojnë se qeveria ka shpenzuar per stadiume duke harruar spitalet, shkollat dhe banesat.
Qeveria e Brazilit ka harxhuar rreth 2 miliardë euro për eventin e rëndësishëm të Kupës së Botës 2014.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com