BRAZIL - Qeveria e Brazilit deklaroi se do të dërgojë ushtrinë në pesë qytetet më të mëdha për të kontrolluar një valë protestash e cila ka përfshirë rreth 250 mijë njerëz që kërkojnë shërbime më të mira publike. Në fillim protestat filluan kundër rritjes së çmimit të trasportit publik duke u kthyer më pas në demonstrata mbarëkombëtare anti qeveritare.
Ushtarët do të dërgohen në Rio de Janeiro, Minas Gerais, Bahia, Ceará dhe Brazilias kryeqyteti i shtetit latin. Në qytetet e përmendura do të zhvillohen turnetë e Kupës së Botës 2014 ndërkohë që ndeshja finale do të luhet në Marakana. Njoftimi vjen pasi policia u përlesh me protestuesit të martën në Sao Paulo. Dyqanet dhe bankat në qytetin më të madh të Brazilit, Sao Paulo, u vandalizuan nga disa grupe të maskuara.
Një burim nga ministria e Drejtësisë tha se do të vendosin qeveritë lokale për sa kohë do të qëndrojnë trupat. Demonstratat që u shënuan në Brazil janë më të mëdhatë, që nga viti 1992, kur njerëzit dolën në rrugë për të kërkuar shkarkimin e Presidentit Fernando Collor de Mello. Protestat masive u organizuan nga të rinjtë përmes mediave sociale të cilët kërkojnë për të përmisuar arsimin, shkollat dhe trasportin.
Redaksia online
(lc/ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com