Brazil, revolta në burg, ‘çmenden’
të burgosurit, të paktën 60 të vrarë 

Brazil, revolta në burg, ‘çmenden’<br />të burgosurit, të paktën 60 të vrarë 
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Brazil në një burg në Manaus ku të burgosurit kanë nisur në një protestë të dhunshme ku kanë mbetur të vrarë të paktën 60 persona.

Madje të burgosurit kanë marrë peng edhe agjentë të cilët më pas i kanë liruar. Dyshohet se e gjithë situatë është krijuar nga grupet rivale të cilat ndajnë të njëjtat qeli
Gjendja kaotike ka zgjatur më shumë se 17 orë .

Mediat raportojnë se disa personave iu është prerë koka ose janë djegur. Gjatë trazirës të paktën 20 të dënuar arritën të arratisen, 15 u kapën ndërsa vraponin në pyll.

Burgu Anisio Jobim konsiderohet si burgu më i rrezikshëm, por edhe si një nga burgjet ku kushtet e jetesës janë ç’njerëzore. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf