Vazhdon të mbetet problematike situata e burgjeve në Brazil, ku pas përplasjeve të bandave gjatë javës së kaluar, një përplasje tjetër ka shpërthyer në burgun e Alcacuz.
 
Dhuna ka zgjatur për më shumë se 14- të orë dhe kanë humbur jetën 24  të burgosur, si dhe janë plagosur 9- të tjerë.
 
Sipas raportimeve të para të mediave, dhuna këtë herë ka kaluar çdo përkufizim logjik, pasi viktimat jo vetëm që janë vrarë por edhe janë u janë copëtuar pjesë të trupit.
 
Ende nuk dihet nëse mes viktimave ose të plagosurve ka pjesë të stafit të burgut, të cilët janë përpjekur të ndërhyjnë kur pjesëtarët e një organizate të madhe kriminale në Brazil, kanë sulmuar kundërshtarët e tyre brenda në burg.
 
Burgu i Alcacuz është i projektuar për të mbajtur 620 të burgosur, ndërkohë momentalisht numëron 1 mijë. Mbipopullimi i burgjeve është një problem shumë i madh në burgjet braziliane.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com