BRAZILIA – Një person i dytë i vdekur në protestat shoqërore, që ditët e fundit kanë shpërthyer në Brazil. E bëjnë të ditur autoritetet, të cilat kanë sqaruar se ka qenë një infarkt, që ka provokuar viktimën e dytë. Gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes pati vdekur edhe një djalë 18 vjeç, i përplasur nga një makinë në Ribeiro Preto.
 
Të enjten më shumë se 300 mijë vetë kanë protestuar në Rio De Janiero dhe përleshje të dhunshme shpërthyen përpara selisë së bashkisë. Agjentët e policisë kanë lëshuar gaz lotsjellës dhe kanë qëlluar me plumba gome. Të paktën 62 vetë kanë mbetur të plagosur mes të cilëve edhe një gazetar i Tv Globo.

Policia braziliane ka evakuuar sot ndërtesën e Ministrisë së Kulturës dhe Mjedisit në Brazilia në vijim të sinjalizimit anonim për praninë e një bombe. Në vendngjarje kanë mbërritur skuadrat antibombë. Për më tepër FIFA  jep ultimatumin për qeverinë braziliane: ose  do të sigurohen ekipet dhe menaxherët, ose Konfederata do të pezullohet.

E mbështet këtë UOL Esporte, faqe kryesore braziliane online, sipas të cilit mesazhi i është dorëzuar Presidentit Dilma Rousseff. UOL nënvizon, që zyrtarisht Fifa e mohon këtë ultimatum. Sipas UOL Esporte', në veçanti, ultimatum ndodhi pas sulmeve në hotel dhe në autobusin e Fifa-s, të verifikuara natën e kaluar në Salvador.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)