Autoritetet braziliane, kanë thënë se numri i bebeve të lindura me “mikrocefali” (kokë anormale, e vogël, një gjendje që lidhet me zhvillimin jo të plotë të trurit), është rritur jashtëzakonisht shumë që nga tetori i vitit të kaluar, duke shkuar deri në 4000. Sipas mjekëve, shkaktar i kësaj sëmundjeje është virusi Zika.Virusi është duke u përhapur dhe në vende të tjera të Amerikës Jugore.