Brazil, vrasja e ambasadorit grek
e dyshuara kryesore gruaja e tij

Brazil, vrasja e ambasadorit grek<br />e dyshuara kryesore gruaja e tij
Gruaja e ambasadorit grek në Brazil Kyriakos Amiridis, i cili u gjet i djegur brenda makinës është e dyshuara kryesore për vrasjen e bashkëshortit të saj.

Mediat e huaja shkruaj se gruaja e ambasadorit, Françoise Amiridis (njohur edhe si Francoise de Souza Oliveira) ka pasur një lidhje jashtë martesore me një oficer të policisë braziliane, i dyshuar edhe ky për vrasjen e Amiridis.
 
Sergio Moreira, është polici me të cilin dyshohet se Françoise Amiridis kishte një marrëdhënie e dyshohet se vrasja e ambasadorit ka ardhur pasi ai kishte mësuar lidhjen e tyrë.
 
 Ambasadori grek në Brazil, Kyriakos Amiridis u gjet i karbonizuar në makinën e tij mëngjesin e sotëm. 

Diplomati 59 vjecar Kyriakos Amiridis ishte parë për herë të fundit në periferi të Rio De Janero,në Nova Iguacu, ku është zbuluar edhe makina e tij.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot