Brazil, zhdukja e ambasadori grek,
gjendet një trup në makinën e tij

Brazil, zhdukja e ambasadori grek,<br />gjendet një trup në makinën e tij
Policia e Rio De Janeiro ka zbuluar një trup në makinën e marrë me qera nga ambasadori grek, Kyriakos Amiridis, i cili është deklaruar i zhdukur prej 3 ditësh.
 
Policia njofton se është duke kryer analizat e nevojshme për të identifikuar trupin dhe se është duke vazhduar kërkimet për ambasadorin grek.
 
Amirdis, është parë për herë të fundit në qytetin e Nova  Iguacu, ku është zbuluar edhe makina e tij.
 
Sipas BBC, ambasadori ka kryer për herë të fundit një telefonat me bashkëshorten e tij, ku i ka treguar që do të dilte dhe asnjë prej familjarëve nuk ka patur kontakte më me të.
 
Policia ka përjashtuar një rrëmbim të mundshëm duke u shprehur se asnjë nuk kishte interes ta rrëmbente ambasadorin.
 
Rio De Janero  ka një përqindje të lartë të krimit dhe veçanërisht gjatë festave të fundvitit ku me mijëra turistë vizitojnë qytetin.
 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot

Zgjedhjet në Himarë/ Në dy qendra votimi në fshatin Kuç nuk ka nisur ende votimi! Në një QV u bë afishimi i listave sot