Brazili arreston kreun e Facebook
nuk pranoi të ndante informacione

Brazili arreston kreun e Facebook<br />nuk pranoi të ndante informacione
Zv/presidenti i Facebook për Amerikën Latine,Diego Dzodan është vënë në pranga pas një mandat arresti lëshuar nga një gjykatë në vend. 

Sipas policisë, Dzodan ka penguar hetimin e policisë për marrjen e disa të dhënave nga “What’s App”  të shoqërisë së grupit “Facebook”  të konsideruara të rëndësishme  për  hetime në çështjet e drogës dhe trafikimit .

Ndalimi i tij është bërë ndërsa kreu i rrjetit social me kombësi argjentinase po shkonte në punë, ndërkohë që drejtuesit e Facebook u shprehën se ky veprim  është i tepërt .
 
Gjyqtari  prej muajsh i kish kërkuar facebook ndihmën për të shkëmbyer informacione mbi tregtinë e drogës.

Ne jemi të pikëlluar , ky është një vendim ekstrem dhe jo propocionalë” është shprehur zëdhënësi i rrjetit social. “Ne kemi qënë dhe do të vijojmë të bashkëpunojmë me autoritetete”.

Sipas tyre arrestimi i numrit të të rrjetit social është një hap ekstrem dhe i pajustifikuar.

Nuk është hera e parë që facebook nuk respekton një vendim gjykate. Dhjetorin e kaluar një gjykatë në Sao Bernardo urdhëroi pezullimin e Whats App. Një masë e cila u pezullua nga një magjistrat duke urdhëruar riaktivizimin e menjëhershëm të shërbimit.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi