Brazili kërkon gjykimin e presidentes
ajo akuzohet për korrupison 

Brazili kërkon gjykimin e presidentes<br />ajo akuzohet për korrupison 
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff ka marrë një goditje të fortë që ka cënuar shpresat e saj për t’i shpëtuar hetimit për korrupsion, pasi një komision i posaçëm votoi për vazhdimin e procedurave.

Komisioni prej 65 anëtarësh i Kongresit votoi me 38 vota pro dhe 27 kundër për vazhdimin e hetimit mbi pretendimet se, presidentja manipuloi të dhënat qeveritare për të fshehur rritjen e defiçitit. 

Nëse 2/3 e Shtëpisë së Ulët të Parlamentit votojnë në favor të largimit të saj, gjatë votimit të 17 prillit, kërkesa për largim  më pas do të dërgohej në Senat.

Nëse edhe Shtëpia e Lartë e Parlamentit do të pajtohej më një shumicë të thjeshtë për ta dërguar Rousseff në gjykim, ajo do të pezullohej nga pozita e saj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.