BRASILIA - Protestat e dhunshme që prej disa ditësh në Brazil, tashmë kanë shënuar viktimën e parë, një djalë 18-vjeçar i cili është shtypur nga një autoblindë.
Gjithashtu rreth 26 njerëz janë raportuar të plagosur pasi janë goditur nga policia me plumba gome.
Më shumë se një milion njerëz raportohen të kenë marrë pjesë në demonstrata në mbarë Brazilin, e fundit kjo në një valë protestash anti-qeveritare.
Mediat braziliane thonë se ka pasur protesta në më shumë se 100 qytete të ndryshme të vendit.
Në kryeqytetin Brasilia, demonstruesit ndezën një zjarr të vogël në hyrje të ministrisë së jashtme por policia i zmbrapsi inkursionet e tyre. Gjithashtu mediat lokale raportojnë se edhe ndërtesa të tjera qeveritare u sulmuan në Brasilia nga protestues ku njësitë speciale të rendit përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmat.
Imazhet televizive treguan edhe banda duke plaçkitur dyqane në qendër të qytetit, edhe pse shumë prej pronarëve të dyqaneve dhe bankave kishin vendosur rrethoja prej druri për të mbrojtur ambientet e tyre.
Një tjetër përleshje e dhunshme mes policisë dhe protestuesve shënohet jashtë një stadiumi futbolli në Salvador para një ndeshje të Kupës së Konfederatave mes Nigerisë dhe Uruguajit.
Protestat antiqeveritare filluan më shumë se një javë më pare kundër rritjes së trasportit publik. Aktivistët theksojnë edhe korrupsionin dhe koston e shpenzimeve për Kupën e Botës të 2014. Presidentja Dilma Rousseff anuloi një udhëtim zyrtar për në Japoni për t'u marrë me krizën që ka gllabëruar vendin.
Redaksia Online
(lc/by/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

vritet një 18-vjeça">