Ndeshja e finales së vogël mes Brazilit dhe Holandës ka përfunduar me rezultatin 0-3. Brazili ende nuk e ka marrë veten nga goditja e rëndë psikologjike që pësoi nga humbja e thellë 7-1 nga Gjermania.

Në aksionin e parë Holanda fiton një penallti të dyshimtë me Arjen Roben, e cila u ekzekutua nga Van Persi saktësisht duke kaluar portokallinjtë në avantazh. Goli godet akoma më shumë ekipin e Brazilit që nuk e merr veten duke pësuar edhe golin e dytë në minutën e 17, këtë herë me Blind.

Rreshtimi i gabuar i mbrojtjes braziliane bën që holandezi të stopojë me qetësi topin pas harkimit nga e djathta, gjuan fuqishëm duke mposhtur për herë të dytë portierin brenda pak minutave.

Në minutat në vazhdim Brazili tenton që të shënojë për të ngushtuar diferencën për të shpresuar më pas te barazimi, por pjesa e parë mbetet me të njëjtat shifra.

Ndërsa në pjesën e dytë Hollanda shënon golin e tretë.

d.b/shqiptarja.com